Kosova festoi ‘turpin e saj’ karshi një Evrope të dyzuar

Kosova festoi ‘turpin e saj’ karshi një Evrope të dyzuar

Nga Astrit Veliqi - 09/05/2021

9 maji - Dita e Evropës, edhe sivjet e gjeti vendin tonë në një gjendje të stërkequr, për të mos thënë të dhimbshme dhe pa shpresë sa i përket nivelit të saj drejt rrugës së integrimit evropian.

Kjo ditë sot u shënua me pak aktivitete pa ndonjë simbolikë, ngase përveç fjalëve boshe për integrimin dhe pezmin që liderët kosovarë tash e saj vite po shprehin ndaj BE-së, gjithçka tjetër ka mbetur në vendnumëro.

Ngecje të madhe, Kosova sidomos ka përjetuar gjatë kësaj përudhe, ngase kjo gjendje e ka penalizuar edhe të mos stabiliteti qeverisës, ku ndërrimi i shpeshtë i pushteteve ka qenë edhe një ‘taban’ i keq i medaljes në ketë rrugëtim.

Por edhe pse presioni, thirrja dhe kërkesa për liberalizim e vizave për Kosovën pothuaj dëgjohet në çdo takim, konferencë, ngjarje të liderëve kosovarë, por edhe të vetë eurodeputetëve, megjithatë një vendim i tillë ende nuk po shihet në horizont.

Por në ketë si të themi ‘status-kohë’ të shtet ndërtimit të Kosovës në rrugëtimin e saj evropian, nevoja e vendit për të dalë nga izolimi është e madhe, kjo edhe për faktin, se kemi mbetur i vetmi vend, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë që nuk mund të lëvizim pa viza në vendet e BE-së.

Megjithatë, si gjithnjë edhe në këtë proces, nga ajo që po trumbetohet del në fund që faji gjithnjë sikur po 'mbetet jetim'.

Por ky konkludim, nuk mund të jetë krejt i saktë, ngase me shumë se sa ka faje vetë Kosova dhe institucionet e saj, as BE-ja vetë me politikat e saj diskriminuese nuk mund të përjashtohet në këtë ‘mish-mash’ assesi.

Por, mungesa e një qasje të duhur institucionale, sistemi i dobët dhe i kapur i drejtësisë në vend, aferat e shumta me kompanitë publike, zhvatja e milionave nga tenderë komprimitues, mungesa sa duhet e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, administrata skajshmërisht të politizuara, dhe shumë sfera tjera, janë vetëm disa prej elementeve që shtetet anëtare të BE-së nuk po binden për t'i dhënë Kosovës dritën jeshile.

Sido që të jetë, është edhe turpshme se si vend tash e 22 vite pas luftës dhe kur e kemi festuar 13 vjetorin e pavarësisë, ende nuk e gëzojmë liberalizimin dhe lëvizjen e lirë në zonën 'Schengen'.

Kjo domosdo kërkon edhe një përkushtim ma të madh dhe një qasje më serioze, që liderët e vendit të cilët sot po udhëheqin me Kosovën të lobojnë më shumë dhe ta rrisin përkushtimin e tyre sidomos të ato vende që ende kanë skepticizëm për liberalizim ndaj Kosovës.

Sidomos, si pikë e nxehtë e këtyre vendeve po del të jetë Franca dhe Holanda, derisa vendet tjera kanë një konsistencë me pozitive pro liberalizimit për Kosovën.

Prandaj, edhe sot shënimi i kësaj date ma tepër ishte simbolik, ku liderët e vendit, si në të kaluarën shfrytëzuan rrjetet e tyre sociale, për të kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila edhe pas kaq vitesh ka mbetur në një 'geto' në gadishullin Ballkanik mu në mes të Evropës.

Sot me shumë së kurrë, u pa pafuqia jonë si vend në kërkim të një të drejte fondamentale, siç është lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës drejt BE-së.

Prandaj sot Kosova nuk pati festë por sot festoi edhe njëherë 'turpin e saj' karshi një Evrope e cila, me shumë së kurrë ka ra për toke jo vetëm nga Covidi, por edhe mos unitetit i saj brenda një uniteti të paqenë dhe të dyzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco