Tentimi i rrezikshëm i parapolitikës për Specialen

Tentimi i rrezikshëm i parapolitikës për Specialen

Nga Enver Robelli - 05/05/2021

Gjykata Speciale eshte institucion i Kosoves, eshte themeluar me vendim te parlamentit, me vota te PDK dhe LDK, mes tjerash. Çdo qytetar i Kosoves eshte i obliguar me ligj te bashkepunoje me kete gjykate.

Kjo eshte e verteta, te tjerat jane vetem pallavra per intriga kafehanesh te Prishtines. Kush mendon se me intriga, parulla e propagande bajate u ndihmon te akuzuarve, eshte vetem manipulues dhe mund t'i demtoje pikerisht te akuzuarit. Gjykata, ne radhe te pare, eshte themeluar per viktimat. Askush me dy kokrra mend ne koke nuk mund ta mohoje se ka pasur viktima.

Siç e ka thene ish-presidenti Thaçi ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne New York, "nuk perjashtohet" mundesia qe ndonje pjesetar i UÇK-se te kete keqperdorur uniformen. Duhet te behet dallimi mes individeve qe mund te kene bere ndonje shkelje dhe levizjes çlirimtare, te cilen e ka legjitimuar Perendimi me intervenim ushtarak qe solli çlirimin e Kosoves, pa mohuar sakrificen mbinjerezore te vajzave dhe djemve qe me arme luftuan te keqen. Per 20 vjet shoqeria e Kosoves ka deshtuar te ndriçoje krimet per te cilat flitet, shkruhet e peshperitet nga parlamenti deri te lokalet me provinciale ne Kosove. Bash per kete arsye eshte themeluar Gjykata Speciale.

Shoqeria e Kosoves tani duhet te tregohet e pjekur dhe te mos i kushtoje vemendje luftes speciale te (para)politikes.

Fushatat e (para)politikes vetem i japin argumente Gjykates Speciale dhe partnereve te Kosoves ne Perendim se ne Kosove sundimi i ligjit per te gjithe mbetet ende cak i larget. Me aktin e dorezimit te tyre Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi kane treguar pjekuri te larte politike dhe pergjegjesi ndaj ligjit e shtetit.

Tentimi i (para)politikes qe betejen e tyre ne Hage ta shnderroje ne beteje brenda shoqerise kosovare, eshte veprim i shemtuar qe mund t'i kushtoje edhe Kosoves, edhe te akuzuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco