Tash kjo çika edhe 'disidente' a?!

Tash kjo çika edhe 'disidente' a?!

Nga Kimete Berisha - 21/04/2021

Me sabah, Mimoza merret me interpretimin e grafiteve të zeza nëpër muret e bardha të milionerëve dhe e merr me mend fajtorin, se s'ka aty shumë filozofi! 
Kaq e ngarkuar me punë që është! Kryesisht me punën e idealeve!

Nuk merret me punë konkrete, se punët konkrete janë banale, janë prozaike, s'kanë spirit problemet reale.

Neve oj zonjë e rëndë na hynë në udhë për shembull, ngritja e çmimeve të ushqimeve, ngritja e çmimeve të derivateve, neve na mbyti varfëria e s'kemi vullnet të merremi me vajza fatlume që e 'blejnë' ardhmërinë! 

Mimoza nuk merret me papunësinë, se papunësia temë depresive, 
nuk merret me pacientët shqiptarë që e furnizojnë spitalin me ilaçe, e kurrë s'dihet çka bëhet me paret e shëndetësisë, edhe mishin për pacientë e kanë vjedhur me kamiona dhe e kanë shitur nëpër mishtore, dihet!

Por çohet e merret me deshifrimin e shamjeve, se neve shumë na ka rrokë gajla e shamjeve.

Qysh na shkon neve dita sot, pasi dikush ia ka shkarravitur dikujt murin e shtëpisë! 

A ka gjasa të fshihen ato grafite? 

Tregoni drejt!

A do të mbijetojmë! 

Kujt i ka ra katundi kaq poshtë sa që të mbaj ymyd se mbijeton në politikë duke u marrë me pallavra! 

A është e mundur që në Kosovë paska 'kriminelë' të tillë që shkarravisin muret e shtëpive?!

Po neve po na shajnë me nanë publikisht edhe s'u bë nami! 

Gazetarëve po u shkojnë policia në redaksi, edhe qe, askush s'po qan!

Na i shpojnë rrotat e kerrit dhe ashiqare na kërcënojnë 'me shfarosje' e s'po bëhemi lajm!

Ka kush e mbron murin e shtëpisë së asaj çikës!

Disidenca nuk është karrierë, që blihet, që marohet dhe që shkruhet me bojë! 
Ti çu këqyri rininë, moshatarët e asaj çikës qysh i ka shkel koha, veç pse janë të varfër! 

P.S. Një ditë Mimoza e tha edhe këtë xhevahir:
'Covid-19, nuk njeh moshë dhe gjini'

Çka të them unë pas kësaj shkence 'Virusi nuk njeh gjini'!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco