Sa është serioze dashuria e Serbisë ndaj Rusisë?

Sa është serioze dashuria e Serbisë ndaj Rusisë?

Nga Driton Tali - 20/04/2021

Nëse nisemi nga fakti se "shtetet nuk kanë miq - kanë vetëm interesa" atëhere del se është "dashuri e paqenë", ashtu siç ishte deri ka 1870'at (dhe më pas në shek 20) kur për Rusinë ishte më interesante Mali i Zi (për shkak të Adriatikut) dhe sidomos Bullgaria (për shkak të Detit të Zi dhe aspiratës për ta nënshtru Konstandinopojën). Siç e shpjegon  thënia "serbët i duan rusët, rusët i duan bullgarët e bullgarët i duan gjermanët" (srbi vole ruse, rusi vole bugare a bugari vole nemce). 

Sidoqoftë, tashti shtrohet pyetja se: në këtë "botën e ekonomisë" cili është interesi i Serbisë?

Sipas GDP'ës, që është indikatori pasqyrues i  ekonomisë së një shteti, del se Serbia nuk ka kurrëfar intersi. 

Shih për këtë edhe Serbia nuk është fut nën ombrellën e Rusisë, sepse po të kishte interes sot kjo punë do të ishte akt i kryer më: Serbia do te ishte në  konfederatën (apo në ndonjë union tjetër) ruse!

Askush s'do të mund ta ndalte atë çështje, për faktin se Serbia është shtet sovran, i njohur që nga Kongresi Berlinit (1878).

Pra, ajo nuk është me Rusinë sepse ekonomia e Rusisë i ofron pak e hiç krahasuar me ekonomitë perendimore. 

Ekonomia e Rusisë, sipas vitit 2019, kap vlerën rreth 1.7 trilion dollarë, edhe ate të bazuar të shumtën në industrinë e armëve dhe ate të naftës.

Por, siç dihet edhe Serbia industrinë e armëve e ka goxha të zhvilluar për nevojat e saja. 

D.m.th., del të jetë vetëm industria naftës interesi saj.
Gjersa Unioni Europian, GDP'në (poashtu viti 2019) e ka rreth 18.3 trillion dollarë.

Veç Gjermania e ka ekonominë më të madhe se Rusia  më shumë se dy here. 
GDP e Gjermanisë ishte rreth 3.9 trillion dollarë.
Për mos ta cekur ekonominë e ShBA'së që kap vlerën e mbi 21.4 trillion dollarë.

Prandaj "dashuria serbo - ruse" është farsë, shih për këtë ajo sot nuk është pjesë e Rusisë, por e përdorë ashtu siç Tito e përdorte dikur, dhe tenton të integrohet në institucionet euroatlantike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco