Fati i Edi Ramës në dorën e Aleksandër Vuçiqit

Fati i Edi Ramës në dorën e Aleksandër Vuçiqit

Nga Enver Bytyçi - 19/04/2021

Ndryshimi politik dhe ardhja e opozitës së zotit Basha në pushtet i duhet Shqipërisë, njësoj si ajri që i duhet njeriut! Nëse nuk do të ndodhë ndryshimi, nëse Edi Rama nuk largohet nga pushteti, atëherë Shqipëria do të përjetojë një katastrofë të paimaginueshme. Nuk do të jetë Edi Rama kryeministër pas 25 prillit, ky Edi Rama që lutet e përgjërohet për pushtet në fushatë elektorale.

Ai është dhe mbetet xhahil për bashkombasit e bashkëqytetarët e vet. Ai nuk mund të ndërtojë një qeverisje për qytetarët! Ai di dhe mundet të ndërtojë një qeverisje vetëm për interesat e tij pasurore e të pushtetit! Vetëm për interesat e veta personale dhe për këtë nuk kursen gjithashtu të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë serbe dhe presidentin Vuçiç, gjithnjë në dëm të interesave tona kombëtare!

Shtrohet pyetja nëse shqiptarët do ta durojnë një kloun kryeministër që të vazhdojë të shtypë liritë e të drejtat e qytetarëve, që do të vazhdojë të bashkëpunojë me Beogradin, por jo edhe me Prishtinën?! Nuk besoj se do të ndodhi kjo. Jam i bindur se më 25 prill Edi Rama do të largohet nga pushteti, por jo edhe nga politika. Pra, nuk do të largohet nga drejtimi I Partisë Socialiste dhe opozitës. Largimi i tij nga politika nuk është në dorën e tij. Është në dorë të Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb e do Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë, sepse me të mund të tentojë përsëri të realizojë projektet e tij kundër Kosovës dhe hegjemoninë serbe në rajon. Por duke qenë se kryeministrin e zgjedhin shqiptarët, pavarësisht sponsorizimeve të mëdha të Serbisë për Ramën, atëherë në rastin e largimit të tij nga pushteti, Vuçiç do t'i thotë Ramës të qëndrojë në politikë, pra në krye të PS-së dhe opozitës. Me këtë akt presidenti I Serbisë vazhdon të realizojë projektin e përçarjes së politikës shqiptare.

Me Ramën si kryetar opozite do të ketë përsëri bllokim të integrimeve evropiane. Do të ketë përsëri bllokim të jetës ekonomike e sociale. Ai është njeriu i duhur i Beogradit që do të tentojë ta përçajë edhe në opozitë skenën politike në Kosovë e në shqiptari. Prandaj nuk pres që Edi Rama të largohet nga politika, megjithëse ai nuk ka asgjë të re që mund t'i sjellë më asaj.

Fryma e përgjithshme që ekziston për ndryshimin të bën optimist se më 25 prill qytetarët shqiptarë do të zgjedhin Lulzim Bashën në krye të ekzekutivit dhe mazhorancës në vend. Ai u angazhua fuqishëm në fushatë dhe paraqiti për njerëzit një program dhe projekt të besueshëm për të rikthyer normalitetin e qeverisjes. Ardhja e Lulzim Bashës në krye të qeverisjes do të shënojë, besoj unë, dhe fundin e tranzicionit të Shqipërisë. Shqipëria do të hapë negociatat me BE-në dhe dihet se ecuria e tyre do të jetë më e shpejtë se me çdo vend tjetër ballkanik, pasi Shqipërinë nuk do ta pengojë në këtë rrugë ndonjë konflikt me vendet fqinjë.

Shqipëria e meriton ndryshimin. Ajo nuk meriton ndëshkimin tetë vjeçar të Edi Ramës. Shqipëria e meriton një lider demokrat të tipit evropian si Lulzim Basha. Ajo nuk meriton një politikan autograt e arrogant I modelit Putin, si Edi Rama. Shqipëria e meriton përparimin e saj dhe të bëhet konkurruese në rajon e më gjerë. Dhe këtë mund ta arrijë me Lulzim Bashën kryeministër. Shqipëria nuk meriton në kryeministër anti-Kosovë e anti-kombëtar si Edi Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco