Hipokrizia e ish - deputetes!

Hipokrizia e ish - deputetes!

Nga Valentina Saraçini - 14/04/2021

HIPOKRIZIA E ISH DEPUTETES!

E lexova në portale se Zonja Teuta Sahatçija, e ka kritikuar Ministren Donika Gërvalla.


Butë thënë, fillimisht Zonja Sahatçija duhet të turpërohet që e shkëmbeu votën për post në diplomaci, gjatë kohës sa ishte deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Atëbotë Ajo , de facto e në sytë e qytetarëve, u korruptua nga Hashim Thaçi, e të cilin shumë ashpër e kritikonte derisa Ai ishte kryeministër...

E tash, kjo zonjë i "shet" dije e moral politik Ministres Donika Gërvalla pse ka folur për dukurinë e korrupsionit dhe krimit në vendin tonë në mbledhjen e KS të OKB...?!


Nuk e ditka "Zonja e kthyer nga Nju Jorku" se ta anashkalosh faktin që kemi dukuri të krimit e korrupsionit me tē cilat përballet vendi jonë, (ashtu si edhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, e besa edhe shumë shtete të BE-së), butë thënë do të ishte demonstrim i padijenisë jo vetëm politike...

E sa për "frikën" se si Rusija do ta përdorë fjalimin e Ministres Gërvalla, Zonja ish deputete e ish "diplomate" Sahatçija dhe bashkpartiakët e sajë, duhet ta dinë se gjithandej ndër organizmat ndërkombëtarë ky vend cilësohet vend autokratik, nën drejtimin e Putinit, që mban epitetin e diktatorit ...

Rusia është vlerësuar si shtet me nivel të lartë të korrupsionit e krimit të organizuar, e të cilin biles e eksoprton edhe në ish vendet e bllokut socialist por edhe gjetkë...Prandaj kur një kryediplomate e shtetit si Kosova, para përfaqësuesve të Rusisë thekson rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo më e pakta është demonstrim i fuqisë politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, por edhe i vendosmërisë për ta bërë Kosovën SHTET LIGJOR...Mesazh për shumëkend, edhe për Serbinë edhe për gjithë të tjerët që nuk e duan shtetësinë e Kosovës!

Prandaj , reagimi i Zonjës Sahatçija kundër fjalës së Ministres Gërvalla, dje( 13.04.2021) në takimin e KS të OKB-së, është hipokrizi ama edhe shfaqje e padijenisë politike dhe gjithsesi diplomatike!

Duke mos harruar kurrë se si ajo dhe deputetë të tjerë, të partive të tjera shpesh votën e tyre e kanë "shitur" për interesa personale po i them: Zonja Sahatçiu, të lutem biles mos e tërheq vëmendjen kah vetja duke "kritikuar" e duke bërë opozitarizëm të stisur, sepse veç sa na e kujton mungesën e moralit dhe integritetit politik që e keni dëshmuar , ndërsa po shpërfaqni edhe doza të injorancës për atë se si komunikohet publikisht me qytetarët, besa edhe me përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtarë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco