32 vite më parë PE aprovoi rezolutën e parë historike në favor të Kosovës

32 vite më parë PE aprovoi rezolutën e parë historike në favor të Kosovës

Nga Reshat Sahitaj - 12/04/2021

32 VITE MË PARË 12 prill 1989

PARLAMENTI EUROPIAN APROVON REZOLUTËN E PARË HISTORIKE NË FAVOR TËKOSOVËS

Parlamenti Europian dergon Doris Pack-un dhe 25 eurodeputetë në Kosovë për herë te parë në hisorinë e Kosovës për te verifikuar gjendjen e popullit shqiptar.
Jugosllavi tmerrohej. MEDIET TONA SOT HESHTIN !

1. Gazeta " Politika" dhe tmerri i Serbisë
2. Origjinali i Rezolutes
3. Perkthimi ne shqip i Rezolutës
12 prill 1989
Propozim i Rezolutës së përbashkët
Parlamenti Europian
A) tejet i shqetësuar me situatë eksplozive, në prag të luftës civile, dhe turbullirat të cilat janë shkaktuar në Kosovë, në qytete të Prishtinës, Podujevës dhe në Mitrovicën e Kosovës, forcat e armatosura pas dy ditë përleshje kanë shkaktuar viktima të shumta, më 29 mars;
B) të mllefosur nga reprezaliet policore dhe ushtarake si dhe nga vala e arrestimeve, ku prek shumë personalitete të jetës publike;
C) duke marrë parasysh se sipas dëshmive të furnizuara nga Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Parlamenti Krahinor i Kosovës është pajtuar për ndryshimin e Kushtetutës së Jugosllavisë së vitit 1974, por është bërë me manipulime dhe kërcënime;
D) duke pasur parasysh frikën e shprehur të një pjese të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës, që ndryshimet kushtetutare të arritura nga Republika e Serbisë, mundën me e cenue identitetin e saj;
E) të përkujtojmë se Bashkësia Europiane mbanë relacione politike, ekonomike dhe financiare të ngushta me Jugosllavinë, po ashtu edhe kontakte të rregullta parlamentare.
1. Nënvizojmë se paqja mund të rrezikohet nëse ndjenjat nacionaliste vazhdojnë të nxitën në Jugosllavi, e që nuk do të shpëton pa konsekuenca të rënda edhe Europa.
2. Ia përkujtojmë Qeverisë Jugosllave, që angazhimet e marra me rastin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkut ndaj pakicave që jetojnë në territorin e saj, në mënyrë të veçantë t’iu garantohet atyre barazi para ligjit, dhe të gëzojnë të drejtat e njeriut.
3. Kërkohet lirimi i të burgosurve politikë, po ashtu formimi i një komisioni hetues, për të përcaktuar përgjegjësinë civile e ushtarake që shkaktuan viktima të shumta.
4. Thërret autoritet serbe që të tregojnë një mirëkuptim e simpati ndaj shqiptarëve të Jugosllavisë, dhe fton shumicën shqiptare që jetojnë në Jugosllavi t’i respektojnë të drejtat e pakicës serbe;
5. Kërkon nga Komisioni dhe nga Ministrat e Punëve të Jashtme, të mbledhur në kuadër të bashkëpunimit politik, të japin fryte kontaktet në kushte të mundshme në kontekstin e Shoqërimit në mes Bashkësisë Europiane dhe Jugosllavisë, që t’u përgjigjen këtyre thirrjeve, e që të kontribuojnë në përfundimin e tensioneve politike.
6. Falënderojmë Kryetarin e Asamblesë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë për ftesën, i cili e pranon një delegacion të Parlamentit Europian, i ngarkuar të studiojë situatën në Jugosllavi, dhe së shpejti vendos me marrë masa të nevojshme për formimin e një delegacioni të tillë.
7. Ngarkon Kryetarin e saj, që ta transmeton këtë rezolutë, në Komisionin e Tregtisë së Bashkësisë Europiane, Këshillit të Ministrave të Bashkësisë Eurpopiane, po ashtu edhe Qeverisë Jugosllave.
PE.132.656/1
PE.132.657/1
PE.132.658/1
PE.132.659/1
PE.132.660/1
PE.132.661/1
 

32 VITE MË PARË 12 prill 1989 PARLAMENTI EUROPIAN APROVON REZOLUTËN E PARË HISTORIKE NË FAVOR TËKOSOVËS Parlamenti...

Posted by Reshat Sahitaj on Monday, April 12, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco