Qeveria Kurti II u votua bindshëm nga elektorati

Qeveria Kurti II u votua bindshëm nga elektorati

Nga Naza Krasniqi - 09/04/2021

Pas miratimit të kabinetit qeveritar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të gjithë ministrat u prezantuan si ministra të pastër dhe pa aktakuza, aferë, apo rast të dyshimtë. 

Kjo u prit nga qeveria “Kurti II”, sepse u votua bindshëm nga elektorati, duke besuar në funksionimin e shtetit ligjor, respektim të demokracisë, zero tolerancë ndaj korrupcionit, ndaj  keqpërdorimit detyrës zyrtare dhe jo ministra me aktakuza të ngritura.

Këto standarde i krijoi vetë Vetëvendosja, por me ardhjen e qeverisë si në javen e parë  u përfol për ministrin e Mbrojtjes për veprime të pasjellshme ndaj disa fëmijëve dhe se i njëjti u prezantua, se në Norvegji ishte si epror ushtrak. 
Sipas disa informacioneve po del e kundërta, ministri i ri i mbrojtjes Armend Mehaj nuk kishte qenë epror ushtarak pranë Ushtrisë Mbretërore të Norvegjisë, por pasi që e ka kryer obligimin ushtarak në Norvegji në vitin 1999, ai ka marrë pjesë si ushtar me pagë në misionet paqeruajtëse të trupave norvegjeze në Kosovë, Afganistan, Irak dhe Çad.

Përndryshe, një epror  ushtarak aktiv i një vendi nuk i lejohet të punojë për një qeveri të një vendi tjetër, sepse aty e kap ligji i tradhëtisë kombëtare. 

Përveç ministrit të Mbrojtës javen e parë u ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ministrit të Ministrisë së   Infrakstrukurës,  pavërsisht se institucionet e drejtësisë nuk kryen obligimin e vet ligjor për njoftim me kohë, e vërteta është se ministri Infrastrukturës ka aktakuzë të ngritur. 

Pastaj emërimi i zëvendësministrit të Ministrisë së Financave  i cili ishte i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare,  derisa po punonte si zëvendësministër në Ministrinë e atëhershme të Punës dhe Mirëqenies Sociale, po i njëjti ndoshta nga presioni i mediave, brenda disa ditëve kërkoj lirimin nga pozita e zëvendësministrit të MF, me disa arsyetime!

Deri me tani  qeveria Kurti nuk ka asnjë reagim apo sqarim, duke i injoruar të gjithë, duke mos menduar se për çka kishin premtuar gjatë kohës sa ishin në opozitë. Folni çka të doni! unë i kam fituar mbi 50% të votuesve dhe nuk jap përgjegjësi.

Por,  shqetësuese është  se po  bëhen tri jave dhe nuk po shohim, që janë marrë veprime bazuar në plan programin e  fushatës, thjeshtë  me vërejt se ndryshimi i premtuar ka filluar të praktikohet dhe qytetarët fillojnë të përjetojnë ndryshimet që janë duke i pritur.

Meqenëse ende është shumë herët ndoshta të flitet për punën e tyre, ama deri sa kanë filluar me shkarkime, emërime, inicatiativa të ligjeve në procedura të shpejta, mbyllje të vendit për shkak mos planit të veprimit për menaxhimin e pandemisë, mendoj që është  koha që të fillojnë të merrem me të ardhmen, e për  keqëpërdorim,  korrupcion, shfrytëzim të pronës publike etj që kanë ndodhur në   të kaluarën,  janë institucionet  dhe mekanizmat përgjegjës  që duhet të merren varësisht nga pesha e veprës dhe   të dënohet secili me dënimë meritor. 

Kryeminsitri duhet t‘i shqyrtojë dhe t‘i verifikojë këto dyshime  për ministrat e kabinetit  dhe  të lirojë nga pozita e ministrit deri në pafajësinë e tyre nga inistitucionet përgjegjëse dhe të merret më shumë më të ardhmen.
Veprime të tilla priten  nga qeveria që u  votua mbi 50% , edhe pse ata ministra munden  me qenë të pafajshëm,  por respektoni standardet, që i jeni thirrur gjatë tërë kohës sa ishi në opozitë.

Ndërsa sa përket emërimit  të  këshilltarëve politikë, ato janë pozita politike dhe krejt në rregull që i emërojnë personat e besueshëm familjarë dhe nga vetë partia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco