Atdhetarët nuk e dëmtojnë vendin as për ambicje e as për inat të kujtdo qoftë

Atdhetarët nuk e dëmtojnë vendin as për ambicje e as për inat të kujtdo qoftë

Nga Xhafer Shatri - 04/04/2021

1.

Ndërkombëtarët, autorët e vërtetë të Kushtetutës dhe ligjeve substanciale të Kosovës, nën ndikimin e fortë të Serbisë, e kanë modeluar funksionimin e shtetit tonë në atë mënyrë që ky të mos mund të ecën kurrë pa paterica serbe.
Prandaj, për atë që ndodhi mbrëmë në Kuvend:
Nuk është shkaktare as Vjosa Osmani dhe inatet e oligarkëve të LDK-së me të, e as i inateve të saj me ta;
Nuk janë shkaktare as ngutia e as vetëbesimi i tepruar i Albin Kurtit;
Nuk janë shkaktare as hipokrizia dhe as frika e dukshme e Enver Hoxhajt;
Nuk janë shkaktare as ambicjet e as inati i Ramush Haradinajt me Albin Kurtin.
...
Thelbi i dramës së mbrëmshme në Kuvend, që mund edhe të përseritet në pambarim, faktikisht është Serbia, e cila, në njërën anë, mëton ta mbajë vendin tonë gjithnjë të destablizuar, dhe, në anën tjetër, nuk pranon të bisedojë për raportet me Kosovën me njerëz që, në një mënyrë ose në një tjetër, nuk i ka në grusht. 
Ajo, ashiqare, ka mbështetjen e disa qarqeve ndërkombëtare me ndikim, të cilët, për shkaqe krejt praktike, preferojnë njerëz që lakohen më lehtë...

2.
Zgjidhja është në dorë të deputetëve të opozitës që kanë integritet, të atyre burrave dhe grave që kanë guximin, atdhetarinë dhe vullnetin për ta nxjerrë Kosovën njëherë e mirë nga nenet e një Kushtetute kurthuese, e cila ia mundëson një pakice minore, me kokë në Beograd, të tallet dhe ta tiranizojë shumicën absolute.
Pjesëtarët e gjeneratave të Kosovës, që janë të lidhur shpirtërisht me përpjekjet dhe luftën për liri, presin sot, para se kujtdo tjetër, nga Ramush Haradinaj, të cilit Serbia ia ka përgjakë jo vetëm pragun por edhe themelet e shpisë, që, si luftëtar i dëshmuar, ta tejkalojë vetvetën dhe të shkojë sonte në Kuvend bashkë me deputetët e tij, sepse aktualisht kjo është mënyra e vetme për t'i thënë Serbisë njëherë e mirë: Stop!
Si dikur me pushkë në dorë.
Përmes këtij akti atdhetar do t'i çohej Vuçiqit mesazhi i fortë se kuuurrë më nuk do të mund t'i përdorësh kundërshtitë dhe përçarjet e shqiptarëve për ta mbajtur Kosovën peng.

3.
Pas formimit të institucioneve, qeveria dhe opozita bashkë, me procedurë të përshpejtuar duhet t'ia propozojnë Kuvendit dy ligje jetike:
Ligjin për zgjedhjen e Kryetarit të Shtetit përmes zgjedhjeve të përgjithshme, dhe;
Ligjin për Referendumin si kategori vendim-marrëse për çështjet më rëndësore të shtetit.
Kjo është e vetmja mënyrë për t'i evituar njëherë e përgjithmonë krizat e rrezikshme e të vazhdueshme politike që krijohen nga broçkulla kushtetuese e juridike, e të cilat, qëllimisht, bullin e bëjnë mizë e hithin e bëjnë lis.

Atdhetarët nuk e dëmtojnë vendin as për ambicje e as për inat të kujtdo qoftë 1. Ndërkombëtarët, autorët e vërtetë të...

Posted by Xhafer Shatri on Sunday, April 4, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco