Tragjikomedia në ‘teatrin’ e parlamentit të RKS-së

Tragjikomedia në ‘teatrin’ e parlamentit të RKS-së

Nga Ramazan Bekteshi - 04/04/2021
Në teatrin tonë të absurdit protagonistja më e votuar, më edukuar, më e guximshmja, dhe më e përfolura, dje dështoi, por vetëm për dje se e sotmja është një ditë e re dhe një shprese më shumë. Dje, ajo e humbi një betejë, por sot ajo pritet t’a fitoj luftën.

Ajo dështoi sepse humbësit janë bë kokë-më-kokë që të dështoje edhe Kosova, kur ata humbin, ata janë të pamëshirshëm, dëshirojnë që të shembet çdo gjë, bilës edhe ato shembjet dhe gërmadhat që ia shkaktuan shtetit për dy dekada.

Dje, Mr. lëpirësi i buzëve pas çdo fraze të ç’artikulluar villte helm e vërer, dje, Mr. Hoxhaj, ish-ministri më i dështuar i Punëve të Jashtme kishte ardhur për destruksion me një mision hamletian ne parlament, sepse dje LDK-ja e Isës i dilte nga duart PDK-së përgjithmonë. Ai erdhi, vajtoi, dhe iku me bishtin nën shalë, duke e lënë demokracinë tonë të brishtë nën mëshirën e bojkotit.

Dje, vetëm tre zvarranikë të LDK-së nuk lëvizën bishtin nga strofulli për të votuar, vetëm këta tre njerëz i mallëngjeu dhe i emocionoi monologu i fundit i Mr. Lëpirësit, Hoxhaj. Këta tre protagonistë që HTH i solli në pushtet, dje mbanin zi, për vetveten, për Hashën, dhe për Grenell, e kishin braktisur ‘amelikanizmin’ dhe e injoruan apelin e ambasadorit amerikan, Kosnett. Dje, ata u ekspozuan për herë të fundit si tre fosilet e Isës në ‘teatrin e absurdit’, të parlamentit tonë.

Dje, krye protagonist ishte Lumir Abdixhiku, dje, gjakftohtësia e tij ishte në veprim, ai me parlamentarët e tij u tregoi skeptikëve, se epoka e Isës kishte perënduar, se ata mund të ishin humbës të mëdhenj të zgjedhjeve por fryma e tyre rugoviste ishte me e fuqishme se egoja, dje, ata e tejkaluan vetveten, grupi i tij shkëlqeu me mençuri, maturi, vizion dhe rugovizëm, LDK-ja me këta njerëz do të kthehet.

Dje, një grua tjetër shkëlqeu, ajo nuk ishte Vjosa, ajo ishte Albena Reshitaj, një grua e guximshme si Vjosa. Ajo, u dha leksion burrave bojkotues të PDK-së dhe AAK-së, ajo tregoi me shumë trimëri dhe kurajë se sa komandantët e këtyre dy partive, sepse në mes pandemisë ata e harruan popullin, sepse egoja e tyre ishte më e madhe se populli, inati më i madh se Kosova. Kjo grua e guximshme u tregoi se bojkotuesit nuk i duhet Kosovës kur ajo pranë pandemisë ballafaqohet edhe me armikun shekullor, Serbinë. Akti i kësaj parlamentareje na jep shpresë, se gratë e Kosovës janë faktori determinues, ato e tejkalojnë vetveten për guxim e vizion.

Dje, disa ‘burra’ të parlamentit i braktisën dërrasat e ‘teatrit’ të parlamentit sepse ata nuk punojnë në fundjavë, disa u zhdukën edhe pse janë pjesë e ‘teatrit’ qeveritar, derisa Pacolli defiloi me Vjosën duke i ra ‘teatrit’ trup-e-tërthor, pse vallë, e televizionet me anal(sitë) të përhershëm si militantë të çfrenuar, i vringëllonin gjuhët si shpata të thyera duke hedhur gurë-e-dru mbi njeriun që fitoi ‘big time’ 51% dhe gruan që theu rekordin e vendit me vota. Mjerisht, ata e bënë tifozllëkun anti-qeveri me plot pasion, dhe padrejtësisht. Sot është një dite e re, dhe pas shtrëngatës sërish do të lind dielli.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco