Vota kritike që i kushton miliona Kosovës e mund ta thellojë tronditjen e skenës politike

Vota kritike që i kushton miliona Kosovës e mund ta thellojë tronditjen e skenës politike

Nga Syri.net Kosova - 03/04/2021

 

Për një votë, Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sërish. Me fajin e partive kosovare. Edhë një herë disa deputetë po na dëshmojnë se janë në gjëndje ta injorojnë besimin e votuesve, interesin e Kosovës, vetëm që të shkaktojnë një krizë të re politike.

Për një votë, Kosova duhet të paguajë edhe pesë apo gjashtë milionë euro për zgjedhje. Miliona të tjerë shkon kostoja e fushatës dhe shpenzimeve për procesin, fushatën, mediat. Edhe disa muaj të vështirë për të arritur sërish në pikën e njëjtë.

Zgjedhjet nuk sjellin asnjë risi në aspektin e rezultatit, përjashto mundësinë e thellimit të distancës mes fituesit dhe humbësve. Eventualsiht parti si AAK-ja, rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit.

Kjo që po ndodh në Kuvend, është e rrezikshme dhe e turpshmë njëkohësisht. Zgjedhja e presidentit po na dëshmon edhe një herë problemet e thella kushtetuese, politike e shoqërore që i ka Kosova.

Kjo është hera e parë kur po tentohet që presidenti të zgjidhet pa pazare të ulëta. Mision i pamundurt? Për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, është e vështirë alternativa dalëse. Opozita e ka në duart e saj zgjedhjen e presidentit, bashkë me minoritetet që po përpiqen të zhvasin pushtet në kurriz të një Kushtetute që i superprivilegjon ata.

Kurti nuk mund ta braktisë Osmanin e kjo e fundit, nuk tërhiqet dot sepse i ka 300 mijë vota pas.

Legjitimitet më të madh nuk ka pasur asnjë kandidat për president deri më sot.

Por një rrugëdalje duhet. Ose shkojmë sërish në zgjedhje, për të rikonfirmuar humbësit e fituesit.

Ku janë proamerikanët që po e injorojnë thirrjen e ambasadës amerikane për të marrë pjesë në votim? Ku është Avdullah Hoti, Driton Selmanaj e Agim Veliu?

Maskat po bien në seancën e sontme. Kosovarët po e marrin vesh se kush në të vërtetë do ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Sovrani ia dha besimin Vetëvendosjes dhe Listës “Guxo”, që të qeverisë mirë e të mos bëjë pazare për pushtet, të mos trafikojë vota për pozita. Po e bënë këtë, tejkalohet kriza. Ajo votë e munguar sigurohet lehtë. Mjafton t’i premtojnë deputetit “guximtar” realizimin e një dëshire pushteti.

Por, pushtetarët aktualë, nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe nëse shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e 14 shkurtit i kanë shpërblyer parimorët e të ndershmit e i kanë ndëshkuar mashtruesit e keqpërdoruesit.

Kjo natë është e gjatë, por dështimi në zgjedhjen e presidentit, do të rëndojë mbi ata që po e bllokojnë procesin.

Ndryshimi i thellë i vulosur në zgjedhjet e kaluara, nuk mund të ndalet më. Opozita, po i frikësohet Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në administrimin e pushtetit, sepse e dinë që e kanë seriozisht çkapjen e shtetit.

Në fund, sovrani gjykon prapë dhe nëse ky është vullneti i ligjvënësve, atëherë le të bëhet ashtu prapë.

Qesh mirë, kush qesh i fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco