Ngritja dhe rënia e LDK-së në qendrën e votimit ku votonte Presidenti Rugova

Ngritja dhe rënia e LDK-së në qendrën e votimit ku votonte Presidenti Rugova

Nga Alban Berisha - 01/03/2021

Analizë e lëvizjes së votave të LDK-së vetëm në një qendër votimi, në shkollën fillore Iliria, ku qytetarët përveç që ishin votues të LDK-së ishin edhe fqinj të presidentit Rugova.

Shkruan: Alban Berisha

Një nga qendrat e votimit më të rëndësishme në Prishtinë në historikun e zgjedhjeve të pasluftës në Kosovë, veçanërisht për votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbetet shkolla fillore “Iliria” ku votonte Ibrahim Rugova, president i Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo qendër numëron rreth 8000 mijë votues në listat e votuesve, dhë përfshinë banorët e lagjeve kufizuese të lagjes “Velania” ku jetonte Rugova me familjen e tij.

E njohur si vendvotimi i Presidenti Rugova, në vitet e para të pasluftes dhe deri ne vitet 2010-2011, ajo njihej si bastion i Rugoves, rrjedhimisht edhe i LDK-së në Prishtinë. Në zgjedhjet e pas luftës, LDK vetëm në këtë qendër votimi numëronte më shumë se 20 përqind diferencë me partinë e dytë që ishte Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kurse subjektete e tjera përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) mbeteshin përherë dukshëm më mbrapa. Kjo sepse LDK me presidentin Rugova ishte partia e parë në nivel Kosove, por edhe për faktin se vecanërisht banorët e lagjeve fqinje të zonës ku jetonte vet Rugova kishin një lidhje më të fortë emocionale me presidentin që natyrshem e kishte zanafillen në vitet e 90-ta sikurse për të gjithë të tjerët. Pas vitit 2010, por sidomos pas zgjedhjeve lokale në vitin 2013, vend votimi i Presidentit Rugova kishte filluar te mos dominohej më nga LDK-ja. Vdekja e Rugovës në vitin 2006 e theu për gjysmë LDK-në si parti, por edhe votuesit më të zjarrtë të saj, banorët e lagjeve Bregu i Diellit, Velani, Matiqan, ndjenin se dicka kishte ikur nuk kthehej më, kështu largimi i zgjedhësve nga vota pro LDK-së mbahej në heshtje si një plagë që nuk shërohet, teksa fuqia e votës në këtë qendër votimi për LDK-në sa vinte e binte.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve (KQZ) në vitin 2010 LDK-ja në shkollën fillore “Iliria” ishte me rreth 500 vota diferencën me partinë  e dytë, kurse në vitin 2013 pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, diferenca me partinë e dytë ishte shkrirë dukshëm. LDK-ja kishte marrë 1143 vota kur LVV 1027 vota; dallimi vetëm 116 vota.

LDK-ja ishte më e qëndrueshme në raport me votuesit e saj në vitin 2014, rrjedhimisht më afër fitoreve në nivel lokal dhe qendror.  Ajo zotohej se do të rreshtohej kundër krimit dhe korrupsionit, përmirësimit të mirëqenies sociale dhe theksonte vijat e kuqe për partitë që po qeverisnin keq me Kosovën. Bashkimi sërish i forcave me PDK-në, nga ku LDK mori postin e kryeministrit duke ia dhënë ish kreut të PDK-së postin e presidentit e ktheu prapa këtë parti. Në vendvotimin e presidentit Rugova në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 LDK rezultoi e dyta, pas LVV-së me minus 900 vota. 

Por, humbja në Kryeqytet e vitit 2013, si dhe disfata në zgjedhjet e tjera qëndrore, kishte bërë LDK-në të reflektoj si në këtë qendër e poashtu edhe në tërë vendin, ku edhe pse kishte qenë në një koalicion me rivalen e saj PDK-në, ajo arriti që përmes disa figurave urbane t’i bindë qytetarët që të rikthejnë vëmendjen për këtë subjekt duke ju dhënë përparësi pikërisht të rinjve.

Si dëshmitar i angazhimit drejt fitoreve të reja të LDK-së,  këto veprime u shpaguan në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Rezultatet e KQZ-së thonë se ne arritëm që në një periudhë në më pak se 3 muaj nga zgjedhjet qendrore të atij viti, të rikuperojmë rreth 800 vota në të njëjten qender votimi, në raport me LVV, e të ngushtojmë diferencën në vetëm 119 vota, me rezultatin që tregonte 1582 vota për VV dhe 1463 të tjera për LDK.S

Ky rezultat u arrit me punë, respek dhe trajtim me dinjitet të secilit votues, të cilët përfundimisht ishin lodhur nga moskonsistenca dhe qasja e vjetër.

Analizuar nga lëvizja e votave në një qendër votimi, LDK riktheu rezultatin e vitit 2010 dhe nëse do të vazhdonte kështu mund ta kthente besimin që kishte në kohën e presidentit Rugova.

Fryma e re e ndryshimit, që nisi në zgjedhjet lokale 2017, po bartej edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019. Në shkollën “Iliria” rezultati fliste 1262 vota për LVV-në dhe 1197 vota për LDK-në; pra një rezultat i ngushtë me vetëm 65 vota epërsi për LVV-në.

LDK-ja me strukturat të reja, me të rinj e të reja që angazhoheshin pothuajse vullnetarisht fillimisht në zgjedhjet e brendshme më pasë edhe jashtë tyre, arriti të mirëpritej nga cdo familje që votonte në këtë qendër votimi.

Duke mos i lënë menjëanë zhvillimet e mëdha politike të dy viteve të fundit, por përtej tyre a kishte vetknaqësi që vinte nga ndjenja e vetmjaftueshmërisë që shpesh di të vret siç thotë Platoni, ajo që e ndali ndryshimin dhe rikthimin e LDK-së në vend të parë?

Natyrisht, këtu duhet një analizë me e thellë, por parimisht duket qartë se strukturat e LDK-së tashmë ishin të vetëkenaqura dhe të vetëmjaftueshme. Kjo pasi pikërisht ato struktura dhe ata njerëz që punuan për ta bërë të mundur rikthimin në këtë qendër votimi e në shumë qendra tjera, u harruan, puna e tyre shumëzohej me zero, dhe vota konsiderohej se kishte ardhur në mënyrë magnetike e tërhequr nga estetika e të bukurës, duke neglizhuar faktin se vota fillimisht është bindje dhe vlerë qytetare.

Përshtypja e krijuar se vota erdhi vetvetiu, u vërtetua se ishte e gabuar sidomos në zgjedhjet e jashtëzakonshme paralementare të 14 shkurtit 2021. LDK-ja hyri në këto zgjedhje pa kandidaten për kryeministre të vetëm një viti më pare, rrjedhimisht në sytë e të tjerëve ishte në një situatë të mjegullt në raport me votuesit e saj. Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Iliria”, jo vetëm që nuk arriti të ruhej vota për cka kishin punuar shumë njerëz sidomos në dy palë zgjedhjet paraprapke por aty LDK-ja pësoi rënien më të thellë në histori; mori vetëm 509 vota, më një diferencë prej 1508 në raport me LVV-në.

A do t’i duhen sërish LDK-së 10 vjet për ta arritur të parin dhe për tu rikthyer në votat që merrte presidenti Rugova?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco