Agimi i një ekonomie të re, më pak shfrytëzuese, e më pak shkatërruese per shoqërinë

Agimi i një ekonomie të re, më pak shfrytëzuese, e më pak shkatërruese per shoqërinë

Nga Gresa Latifi - 25/02/2021

Qeveria në ardhje e gjenë vendin të rraskapitur ekonomikisht, pikë së pari nga keqqeverisjet e mëparshme, por së fundi edhe nga shoku pandemik (COVID 19). 

Në më pak se një vit, Kosova humbi mijëra jetë njerëzish, e qindra biznese e vende pune u shuan duke tkurrur ekonominë për rreth 8% (BB).  

Numërimi në vend vazhdohet edhe në fushën e arsimit, ku "studiohet" në rrethana të pazakonta: pa infrastrukturë teknologjike që siguron casje në informacion e në dije, me mungesë laboratoresh, pa biblioteka, e me staf te përzgjedhur jo sipas kualifikimeve dhe kualitetit të dëshmuar, por në bazë të shijeve politike – mandatare të secilit që defiloi në këto institucione. 

Kosova sot paraqitet si një ekonomi me diferenca të medha gjinore si pasojë e nënpërfaqësimit të gruas (rreth 80% te grave të moshës së punës janë joakive ngjashëm me Irakun, Palestinën e Afganistanin). Vendi ynë vazhdon të ta trajtojë natyrën pamëshirshëm; me theks të vecantë ndotja e pakotrolluar e ajrit renditë Kosovën në mesin e vendeve më të ndotura në botë në secilën matje (Kosova herë prinë duke lënë pas Pakistanin, e herë del pas tij).

Për një mirëqenie më të mirë qytetare, gjegjësisht për një rritje ekonomike të qëndrueshme duhet menduar se si mund të forcohet sektori privat – motorri i krijimit të vendeve të reja të punës – në mënyrë që të ndërtohet terren i përshtatshëm për një ekonomi më gjithpërfshirëse e më pak shkatërruese në perspektivë. Me këtë rast, diskursi publik (sot) duhet ta distancojë ekonominë nga ideologjija dhe ta drejtoj kah mendimi praktik që kërkon adresim të sakt të sfidave aktuale me të cilat ballafaqohet ekonomia jonë. 

Ajo për të cilën qeveria në ardhje duhet të mendojë është modeli i rritjes ekonomike të Singaporit - me të cilin vend (e kam thënë edhe më herët) Kosova e ka pikënisjen e njejtë (për më tepër shiko Huff 1995).

Duhet punuar në dy drejtime njëkohësisht: 

a) Në një reformë e thellë në arsim me cka do të shërbehej tregu i punës në një periudhë afatmesme (madje edhe afatshkurtër, në rast se shteti paguan korporata/ndërkombëtare për trajnimin dhe ngritjen profesionale të resurseve njerëzore) 

b) Ndërmarrja e masave a drastike për forcimin e shtetit ligjor cka do të shtriente efektin edhe jasht territorit. 
Keto dy hapa do të trasonin rrugën për një MOMENTUM TË DYTË me c‘rast elementet e ekosistemit ekonomik (shiko Fig. 1) do të kishin një bazë solide ndërveprimi. 

Financuesit (investitorët) do të ishin ligjërisht të kurajuar (besueshmëria institucionale) dhe do të kishin në kend të investojnë (dija, talenti); ndërkaq, talentët apo krijuesit e vendeve të reja të punës do ishin të përgatitur për të krijuar vlerë, rrjedhimisht vende të reja të punës. 
Një gjendje e tillë do të rriste standardet e funksionimit te ekosistemit ekonomik (shpërndarja e dijës ose “knoëledge spillover”) do tw krijonte, MOMENTUM TË TRETË: do të kualifikonte Kosovën si një ekonomi vibrante që mbase shpejt do të mund të shndrrohej në

MAGNET INVESTIMESH TË HUAJA.
Këto janë hapa urgjent për qeverinë në ardhje e cila, nëse informohet drejt do të mund t'i ndërronte parametrat e debatit të tanishëm i cili thene troq, është një debat statik. Kosova dëshpërimisht ka nevojë per institucionalist të formuar të cilët kane guximin të "notojnë" kundër baticës së retorikës popullore. 

Adresimi i sfidave të vendit kërkon një vizion të qartë, një mision të formuar dhe mbi të gjitha, një konfidencë për rolin e shtetit misionar në ekonomi.

AGIMI I NJË EKONOMIE TË RE: më inovative, më gjithëpërfshirëse, më pak shfrytëzuese, e më pak shkatërruese per...

Posted by Gresa Latifi on Thursday, February 25, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco