'Fitorja' e Adrijana Hoxhiçit ('Ujedinjena Zajednica') është antikushtetuese!

'Fitorja' e Adrijana Hoxhiçit ('Ujedinjena Zajednica') është antikushtetuese!

Nga Driton Tali - 24/02/2021

Sepse vendet e rezervuara për komunitetet pakicë duhet fituar nga gara brenda komunitetit në fjalë e jo jashtë atij komuniteti. 

Me fjalë tjera shqiptarët nuk mund t'ia zgjedhin, të themi, komunitetit turk përfaqësuesit  sepse "vendet e rezervuara" e humbasin kuptimin.

Pra zonja Hodži? patjetër duhet t'i mposhtë rivalet/ët e saj brenda komunitetit boshnjak, sepse do të ulet në ulësen e rezervuar për komunitetin boshnjak, dhe pastaj cilindo votë që e merr nga jashtë komunitetit boshnjak është vlerë e shtuar.

Për ndryshe zonja Adrijana Hodži?, si pjestare e KOMBIT KOSOVAR, ajo ka të drejtë të garojë, si çdo kosovar tjetër, në 100 ulëset e "hapura", qoftë me iniciativën e saj ("Ujedinjena Zajednica") apo pse jo edhe si lidere e cilësdo parti ekzistuese (bie fjala LV, LDK, PDK, AAK etj) por duke ju nënshtruar gjitha rregullave ekzistuese - pra edhe pragut 5%.

Unëe jam plotësisht i bindur se cilado gjykatë që do të merret me këtë lëndë do të vendos keshtu!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco