Albin, nëse mendon ta bësh ndryshimin, Qeverinë bëje nga elitat profesionale, e jo nga pedagogët idealist e militantët poltronist!

Albin, nëse mendon ta bësh ndryshimin, Qeverinë bëje nga elitat profesionale, e jo nga pedagogët idealist e militantët poltronist!

Nga Fadil Maloku - 22/02/2021

1. Qeveria e re duhet të jet shumë e vemendshme (natyrisht, nëse e shpreson ndryshimin e premtuar)sidomos në emërimet e reja ekzekutive. Sepse, lakmia për të “pushtuar” majat dhe privilegjet e pushtetit në pothuajse gjithë pasluftën ka pësuar degradim edhe p?r shkakun se ka emëruar militant injorant partiak! Q? ka rezultuar pastaj me pasojat që i kemi përjetuar edhe si vend edhe si shtet i ri. 

I cili në vend që të bëjë një seleksionim pozitiv të nevojave tona afatgjata ka leverdisë me koherenca kinse zhvillimore e emancipuese me vendet dhe shtetet tjera që kishin probleme identike…

2. Gjendja mandatore e qeverisjeve t? pasluftë, duket që më shumë ka “prodhuar” elita të atilla “shkencore e akademike” që në vazhdimësi e kanë pasur imperativ atë fahun e magjisë së “fuqisë politike” (që siç thotë Maks Weber, në ndërdije e urdhëron vetveten të pushtohet nga mania e të poseduarit dhe të kontrolluarit të çdo gjëje?!) për të qeverisur qytetarinë e pabemendëshme dhe të paemancipuar politikisht sa duhet.

3. Kjo përvojë e “pushtimit” në vendet që përjetuan ethet e tranzicionit, dosido i përvetësoi dhe fascinoi shumë pedagogë dhe mësimdhënës të këtyre vendeve, por dallimi qëndron se në këto shtete mekanizmi i shtetit ishte më shumë në funksion të një prokurorie e m? pak avokatie të kësaj gjendjeje. 

Por, lakmia në rastin tonë kosovar për të marr poste akademikët, e jo elitat përkatëse të përgatitura ekonomike, politike, kulturore, në një mënyrë është edhe një lloj trashëgimie nga vitet ’90-ta, kur në fakt barra kryesore i ra po kësaj shtrese shoqërore e jo tjerave. 

Gjithashtu, ndjenja për këtë lloj ”pronësie” e ka shpjegimin e vet që mund dhe duhet të ndërlidhet me mungesën e hipotekave ideologjike, kulturore e nacionaliste që i prodhonin shtresat tjera shoqërore në ish Jugosllavi…

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco