Njëzet vite më parë punët kryheshin me plumba, sot përmes institucioneve të kapura

Njëzet vite më parë punët kryheshin me plumba, sot përmes institucioneve të kapura

Nga Dren Dushi - 27/01/2021

1. Psikologjia e kriminalitetit 

Kriminaliteti është aktivitet i cili ndonëse palëve që ia dalin me sukses të përfitojnë, u krijohet një presion psikologjik i pa tejkalueshëm. Ky presion psikologjik është permanent, edhe kur grupi ka arritur të shpëtoj nga ligji, gjithmonë ekziston një frikë, thellë në koshiencë e subkoshiencë, që diçka e papritur mund të ndodhë dhe të vijë ndëshkimi. Ndëshkimi është i dy fishtë; njëri ndëshkim është goditja publike morale, dhe tjetri që lidhjet me vuajtjen e dënimeve (nga heqja e lirisë deri te dënimet me vdekje në vende të caktuara). Por personat që marrin pjesë në grupe kriminale, me kalimin e kohës u krijohet një gjendje komode dhe imune, sidomos nëse ata kanë arritur pushtet të madh nga aktivitetet e tyre. Por asnjë grup kriminal, sado i fuqishëm të jetë, kur vihet në rrezik të kapjes dhe humbjes së privilegjeve,  nuk mund të mos bëhet agresiv, i rrezikshëm dhe sfidues ndaj çdo rrethane normale sociale. 

Sot në Kosovë, kemi të bëjmë me një gjendje ku një pjesë e privilegjuar, korruptuar, e shoqërisë,  ku “muskujt” garantues të së cilës nuk janë asgjë më ndryshe se paragrafi i parë, janë duke e humbur pushtetin, pas një degradimi të madh të tyre, dhe dështimi për të qenë më të rafinuar e organizuar. 
Anipse kanë investuar në individë të ndryshëm, për të pasur ndikim në shoqëri, nuk kanë arritur të përballen me rritjen e vetëdijes popullore. Media të shumta në Kosovë kanë marrë mbështetje të mëdha nga grupet e privilegjuara nga aktivitetet korruptive, për të mbajtur gjendjen e pa ndryshueshme. Kjo gjendje presupozon të kemi një aparat shtetror, i cili kontrollohet nga rreth njëzet familje të fuqishme në Kosovë, të cilat janë të lidhura, apo kontrollojnë partitë e vjetra politike në vend. Ata kanë gjykatësit e tyre në secilin nivel të sistemit gjyqsor, ata kanë prokurorët dhe inspektorët e tyre. Kanë edhe njerëzit kyq që Polici dhe struktura tjera të sigurisë. Kanë njerëzit kyq edhe në istitucione e agjenci të pavarura, të cilat jo që janë të varura, por janë totalisht në shërbim të këtyre grupeve dhe individëve që kontrollojnë pothuajse çdo gjë në Kosovë. Nëse një medium del kundër tyre, ata e luftojnë dhe bojkotojnë totalisht. 

2. Tranzicion pas tranzicioni

Është proces i pa ndalshëm tranzicioni i ri që do të ndodhë në Kosovë. Ndonëse është llogaritur se një pjesë e madhe e shoqërisë do të ikë, dhe do bie presioni publik karshi kapjes së shtetit nga ky grup, kjo gjë ka dështuar pas një vendosshmërise të Brukselit (sidomos Berlinit dhe Londrës). Kjo është arsyeja përse qytetarët e Kosovës, më lehtë marrin një vizë për botën tjetër, se një vizë për në BE. 
Natyrisht, që Kosova duhet të përballet me popullin e saj, si shtet dhe si elitë. Dështimi për ta mashtruar popullsinë me arsimin më të dobëtin në Evropë, është tregues se kjo popullsi ka kondita që të progresoj dhe rreshtohet krahas kombeve evropiane me qytetrim të zhvilluar. Dështimi për ta mashtruar përmes një grupi propaganduesish nëpër media, po ashtu ka dështuar keqaz, pas një dekonspirimi të lidhjeve të tyre me pushtetin dhe grupet në fjalë. 

3. Bashkësia ndërkombëtare 

Kosova është rezultat i zhvillimeve gjeopolitike që nga koha e rënies së murit të Berlinit. Rënies së komunizmit si rrjedhojë, dhe shembjes së Jugosllavisë e rritjes së vetëdijes kombëtare. Por nuk ka asnjë dyshim, se tërë suksesi ynë si shoqëri e komb, bazën e ka te e drejta jonë. Andaj, bashkësia ndërkombëtare, sado me interesa të përplasura e me probleme që shkakton çdo zhvillim siç qe ky i Kosovës, nuk ka pasur rrugë tjetër pos të pranoj Kosovën, si të pavarur. Kjo pavarësi është e garantuar nga qendrat kryesore të demokracisë në botë (Washingtoni, Londra, Berlini, Parisi e Tokio), por nuk ka dyshim se tërë këto qendra, kanë edhe problemet dhe interesat e tyre gjeopolitike që lidhen kryesisht me nevojën për stabilitet dhe siguri, sidomos në rajonet e afërta me to, siç jemi edhe ne si rajon i Ballkanit. 
Këtë e dëshmon edhe fakti se në prag të rëzimit të qeverisë me më së shumëti mbështetje popullore në historinë e Kosovës që njohim, Parisi dhe Berlini nuk ishin të një mendje dhe një politike me Washingtonin. . Kosova u gjend karshi një udhëkryqi të pa njohur, të ecë drejt urdhërave të Grenell-it (Washingtonit), apo sugjerimeve të demarshit të Berlinit dhe Parisit. Kjo gjendje nuk do të vinte, sikur në Kosovë të mos kishim grupet e paraqitura në paragrafin e parë të këtij shkrimi, meqë Qeveria që u rëzua kishte platformë Vetingun. 
Ajo që dua të them, është se bashkësia ndërkombëtare nuk të merr seriozisht kur nuk je për t’u marrë seriozisht. Por siç e dijmë, nëse përkushtimi ndaj luftimit të kriminalitetit është i madh, me kusht që të mos ketë platforma nacionaliste që sjellin komplikime gjeopolitike në rajon (Bosnja, Maqedonia, Rumania, Mali Zi), atëher bashkësia ndërkombëtare mund të mos jetë shumë insistive në ndikim në politikat e brendshme, sidomos kur ato përcaktohen nga populli. 

4. Vegjëlia mediatike 

Shikueshmëria e mediave sot është e pa fshehshme. Pothuajse çdo medie, sot ka edhe platformën në internet, rrjete sociale dhe youtube. Kjo do të thotë se, mediat sot fare lehtë mund të bëhen “lecka” të pa vlera, nëse rreshtohen si militante të grupeve të interesit, sidomos nëse bëhen militante të grupeve politike të cilat janë pa legjitimitet popullor. Populli, si rrjedhoj, sot përcakton edhe fatin e mediave. Një media që shfaqë vetëm propagandë negative, që tenton të mbrojë një elitë politike të korruptuar, epilogun e ka të mbetet pa audiencë, rrjedhimisht pa ndikim dhe përfitime ekonomike. Pra ka ardhë një kohë e re për mediat, dhe kjo kohë imponon për aq sa mund të quhet demokratizimin edhe të mediave. 
Sot në Kosovë, si kurrë më parë, në opinionin publik dihet si cilat media kanë mbetur njëmend media, dhe cilat janë shndërruar në mjete propagandistike të grupeve politike të privilegjuara në këto vite të një degjenerimi politik e social që ka ndodhur në Kosovë. 

5. Inercia popullore

Është problematike të ndryshoj inercia popullore lehtë. Kjo sespe, për ata që kanë studiuar sado pak karakteristikat e vullnetit të masave, nëse ke përdorur të metat e inercisë së masës, do të biesh prehë e saj. Nëse ke manipuluar për shumë vite, duke llogaritur në kokëfortësinë e masës, mund të marrësh me mend kur kjo kokëfortësi të kthehet kundër. 
Si rrjedhojë, populli i Kosovës, i “bombarduar” me lloj-lloj propagandash madje edhe intelegjencë-ofenduese si; qindra mijëra vende të reja pune, liberalizim vizash në kohën kur shumica e të rinjëvë nuk duan të ia dijnë të dëgjojnë argumente se duhet të jetojnë këtu, investime miliardash e forma tjera të ngjashme, është shumë i mllefosur dhe vendosur për të ndëshkuar. Ky ndëshkim, është duke u kundërshtuar në mënyrë të gabuar, gjë që më së shumëti shihet me tentimin për të minuar procesin zgjedhor përmes KQZ-së dhe Gjykatave të kapura të Kosovës, për fat të keq, këtë proces nuk po e kundërshtojnë nga bashkësia ndërkombëtare, duke na bërë të ditur se, mbase ata nuk janë të gatshëm që në Kosovë të kemi një gjendje të re politike, pa u marrë vesh me Serbinë. Kjo qasje është e gabuar, dhe se këtë duhet ta themi. 

6. Kur punët kryheshin me plumba

Në fund të 1999 dhe vitin 2000, në Kosovë kishim KFOR-in, UNMIK-un dhe një “alamet” misionesh vëzhguese e të sigurisë, por pavarësisht kësaj, dikujt i kishte shkrepur në mendje se Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës që ata se njihnin, duhej të dobësohej në autoritet. Si rrjedhojë, u vranë një numër i madh aktivistësh politikë, madje edhe gazetarë. Sot pas dy dekadash, një Gjykatë Speciale është duke u merrë, ndër të tjerash me këtë çështje, por nuk bindë asgjë më shumë, se që tërë kjo është një orkestër me prapavijë politike. 

Një situatë e ngjashme është edhe sot. Albin Kurti gjendet pranë një momentumi kur ai, nga një politikan me vota të ngjashme si të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, mëton të jetë një politikan i ngjashëm me ish Presidentin Ibrahim Rugova. Duket se, ata që kishin mankth Rugovën para njëzet vitesh, e kanë mankth Albin Kurtin sot. Por, meqë nuk jemi në një gjendje si në vitin 1999 dhe 2000, kur njeriu shkonte si “qeni n’rrush”, eliminimi* i Kurtit po bëhet përmes institucioneve të kapura. Kjo politikë apo formë administrimi e Kosovës, ka dështuar tash e një kohë të gjatë, dhe me kokëfortësi po vazhdohet akoma sot. Ç’farë do të sjellë, përpos rritjes së mllefit dhe inercisë akoma më të madhe të popullit? Asgjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco