'Shteti.Shtet' një ‘xhevahir’ apo përsëritje e frazës Lladrovciane 'forca e bënë fuqinë'

'Shteti.Shtet' një ‘xhevahir’ apo përsëritje e frazës Lladrovciane 'forca e bënë fuqinë'

Nga Ramazan Bekteshi - 25/01/2021

LDK-ja ditë më parë shpalosi sloganin zyrtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit, një slogan me një mesazh të paqartë dhe i pakapshëm për elektoratin e saj. Pra qëllimi i sloganit është që të jetë konkret, i thjeshtë, konciz, i kapshëm për çdo masë dhe të asociojë një veprim. 

Sipas fjalorëve të ndryshëm fjala slogan do të thotë: (a) një fjalë ose frazë që përdoret për të shprehur një pozicion ose qëndrim karakteristik ose një qëllim që duhet të arrihet, (b) fjalë kyçe ose moto e tubimit e lidhur qartë me një parti politike ose një grup tjetër, (c) slogani është një frazë e shkurtër që është e lehtë për tu mbajtur mend, (d) sloganet përdoren për të tërhequr vëmendjen e audiencës që po përpiqet të arrijë. 

Motoja e sloganit të lartpërmendur është pa moto, ashtu si është dhe vete puna e kësaj partie, në dekadën e fundit. U mundova fort ta deshifroj sloganin e ri të LDK-se për veten time por pa sukses, u mundova t’i krahasoj me frazat apo sloganet e mundshme si: Fjala.Fjalë, Besa.Besë, Burri.Burrë, te tria këto që janë mjaft identike me njëra tjetrën japin një mesazh dhe e ai është; fjala qe ka peshe, besa qe mbahet, burri që s’i han fjalët.

Por të thuash “Shteti.Shtet” është e barabartë me ironizimin e deputetes Duda Balje për sloganin kur thotë: Duda.

Dudë, apo ta krahasosh ketë me të famshmen frazë të Lladrovcit, “forca e bënë fuqinë”! Pra, slogani “Shteti.Shtet” nuk ka as kuptim semantik, as kuptim logjik, por është një  reminishencë e turbullt dhe një relikt i pathënë platonian  për shtetin.

Sloganet politike zakonisht përdoren për të motivuar dhe për të përcjellë një disponim ose mendim të elektorati, por ky slogan i zgjedhur nga LDK-ja nuk ka as karakter, as fuqi, as pritshmëri. Seleksionimi është bërë me nguti sepse “Shteti.Shtet.” nuk aludon qartë në një vullnet të mire, në një sakrificë, në një shprese, por është një retorike e zbrazët si një ‘doktrinë’ e një rrethi vicioz që nuk di më të komunikoj me elektoratin e vet të dezorientuar e të dëshpëruar.

Slogani “Shteti.Shtet.” s’ka fuqi as të nxit, as të frymëzojë e as të ngazëllejë dhe as që lë një mesazh premtues e impresionues për elektoratin e vet. Këtij slogani i mungon koncepti që në brendi të mbërthej një agjende të mirëfillte politike që elektorati ta mbante mend për një kohë më të gjatë.

Roli i sloganeve brenda diskursit politik është një mjet i rëndësishëm për të shprehur mendimet e partive rreth veprimit publik. Sloganet funksionojnë më mirë nëse ato përbëhen nga ‘mesazhe kuptimplota, bindëse që lëvizin audiencën në bazë të emocioneve, arsyes dhe besueshmërisë’. Një slogan i pëlqyer mund të veprojë fuqishëm në elektorat dhe të ‘formësojë mendësinë e atyre që e adoptojnë atë’, e slogani i LDK-së nuk i përmbush asnjë nga këto kushte por vetëm të autorit të saj.

Si përfundim edhe ky slogan kakofonik tregon realitetin psikologjik të një partie në rënje që së bashku me PDK-në nuk krijuan një shtet ligjor por një shtet të kapur në të gjitha hallkat. Shteti i mirëfilltë nuk ndërtohet as me grusht shtet në kohë pandemie e as me marrëveshje të dëmshme për shtetin, ashtu si që vepruan këto dy parti ortake, andaj ky slogan më shumë ta çon mallin te "LDK.PDK."

 

Slogani i LDK-së “Shteti.Shtet” një ‘xhevahir’ apo përsëritje e frazës Lladrovciane “forca e bënë fuqinë” LDK-ja ditë...

Posted by Ramazan Bekteshi on Monday, January 25, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco