Sa shume vite pa Ty e me Ty President Rugova!

Sa shume vite pa Ty e me Ty President Rugova!

Nga Veli Bytyçi - 24/01/2021
Sa shume vite pa Ty e me Ty President Rugova!
Ikja fizike e figurave te medha, kurre nuk ka arritur t' i ndaje shpirterisht njerezit qe tere jeten e vet ia kane kushtuar vendit, kombit, atdheut. Ndaj, as ne kete pervjetor nuk e kemi harruar Presidentin tone historik Dr. Ibrahim Rugova.
Ata qe nuk jetuan te rritur ne kohen e tij, por edhe ata qe nuk deshen ta njihnin ateher, mund te pyesin sot, se ç' ishte ky njeri qe arriti aq lart te futej ne zemrat dhe shpirtin e njerezve te ketij vendi? Si arriti ne kohe te pakohe te behej simbol i shpreses, rezistences dhe vetbesimit qytetar, pikerisht ne kohen kur Kosova po rrezikohej te zhbehej edhe si gjeografi, si territor dhe si qenie biologjike?
Po, ishte ky Rugova i Madh, njeriu poliedrik, eruditi , humanisti e filozofi rralle i perseritshem, shkencetari e akademiku, letrari e politikani qe ne kohe tufani e zezone mbi vendin, mori timonin guximshem ta udheheq vendin, t' i prije qenies sone biologjike per te mos lejuar zhdukjen fizike qe nuk ishte edhe aq larg. Ishte ky njeriu qe tha po kur duhej e pritej te thoshte po, do te jem i pari ne mesin e njerezve te mi, do te rrugetojme bashke dhe nuk u nda kurre nga populli qe e deshi, derisa iku ne amshim ndershem, ashtu siç kishte jetuar, ndershem!
E di qe koketulet, barkcullaket, dallkakuket, delenxhite e te tillet si keta, do te thone se ky eshte nje shkrim ose evokim patetik, por une qetani, ne kryekreje po ju them se nuk ka as fjale as dije te mjaftueshme per te hedhur drite mbi figuren e Presidentit Rugova. Dhe, kushdo qe merr guximin t' i qaset e kornizoi figuren e tij, duhet ta bej ate ne shume rrafshe, sepse Ai perfaqesoi nje figure komplekse e shumedimensionale. Erdhi ne kete bote me nje trashegimi te urte, kombetarisht te qendrueshme dhe per lakmi. 
Tipizimin e figures se tij si shkencetar, letrar, filozof e krijues, le ta bejne dhe e kane bere te tjeret, por ne rrafshin politik ai mbetet i vetmi dhe i rralle edhe per nje kohe te gjate, i pazevendesueshem ne hapesirat shqiptare dhe mbase jo vetem. Figure e fuqishme uniteti, besimi e shprese. Burre me stature te fuqishme njerezore, tipare te natyrshme te njeriut qe ia kishte dhuruar ADN- ja e tij, erudit dhe bindes per ate qe bente e thoshte. 
Erdhi ne politike si intelektual, me nje opus te pasur krijues dhe mbeti poashtu intelektual e vizionar i rralle me permasa planetare. 
Ne trethana te renda lufte, arriti t' ua kthente e ruante shpresen njerezve te pashprese. Besuan ne vizionin e tij, ne filozofine e tij, besuan te njeriu qe mbillte vetem njerezi e humanitet.
Fitoi edhe atehere kur disa u perpoqen ta anatemonin e demonizonin, duke e shpallur si njeri qe kundershtoi luften e armatosur, sepse meritat e fitores donin t'i pervetesonin bashibuzukqe, ende nen eren e barotit! Nuk u tremb as kur e rrembyen dhe e derguan ne veri te asaj krijeses komuniste. Qendroi dhe u kthye, anise ishte kohe e pa kohe dhe nuk e dinte se nga kush dhe ç' ane te ruhej e mbrohej. 
Disa pale zgjedhje radhazi i fitoi LDK- ja pas lufte me Rugoven prijes dhe asnjehere nuk e mori qeverisjen, edhe pse i takonte?! Partive me te vogla ua la ekzekutivin, sepse nuk donte te perqante vendin. Ruajti unitetin ne skenen politike dhe ne nivel vendi, sepse qellim kishte te behej vendi, shteti, jo pushteti, qe sot disa kacavjerres dhe diletante politik duan ta mbajne me çdo kusht!
Kurre me, pas Rugoves, asnje politikan shqiptar nuk ka arritur te mbledh e unifikoje qytetaret e ketij vendi. I besuan me te drejte, e deshen dhe e ndoqen rrugen e tij. Keta aparatçiket e sotem, e shihni, e ndane dhe e bene pike e pese popullin, e mashtruan dhe s' e pyeten kurre! 
Presidenti yne Dr. Ibrahim Rugova do te mbetet historik perjete dhe brezat qe vijne e ne qe patem fatin te punojme me te, do ta kujtojme perhere figuren embleme dhe me unifikuesen qe ka njohur historiografia shqiptare. 
Kosoves po i mungon Presidenti yne historik Rugova! Humbjen e tij do ta kthejme ne energji dhe ne besnikeri ndaj vendit, kombit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco