Të korruptuarit akuzojnë!

Të korruptuarit akuzojnë!

Nga Enver S. Morina - 15/01/2021

Diku 40 vite më parë një mësues (mësimdhënës) vret dy nxënës, dy fëmijë! Atëherë kishte hapësirë për vetëm një proces gjyqësor! Të tjerët nuk duroheshin! Si një kundërshti me një tregim te Ismail Kadaresë “Kënga” ngjarja e rëndë, veprimi kriminal i mësuesit u këndua! Por nëse kënga edhe duhet të harrohet, në këto raste, një varg gjithmonë me mbetët në mendje, i shkruar në “Rilindja”: “Të akuzuarit edhe llafazana!” 

Katërdhjetë vjet më pas është rrit popullsia, janë rrit “hapësirat” (tokat), janë shtuar yjet në flamur, heshte himni, etj. e mbi të gjitha ka më shumë procese gjyqësore e t’mos flasim fjalamani e llafazani!

Të akuzuarit kanë një përvojë, nuk heshtin! 

Të korruptuarit akuzojnë!!!

(Një herë, në një kohë të largët, në pije e sipër, i dehur në afërsi të zgjimit, vidhet një letër. Ishte pasmesnatë e hershme! Dhe Xhevdeti e di kur tha: “Profesor mos vjedh!” Nuk e dija arsyen! Vërtetë do të doja të thotë “mos vjedh”, por jo “Profesor mos vjedh!” Derisa Xhevdeti e din mirë sepse edhe më mirë e ka thënë! Xhevdet mos harro!)

Dekada më parë, 40 vjet më parë është shkruar “Të akuzuarit edhe llafazana!” Sot shkruhet: ”Të korruptuarit akuzojnë!”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco