E qeshura e Enverit dhe veterani i luftës!

E qeshura e Enverit dhe veterani i luftës!

Nga Enver S. Morina - 14/01/2021

Kur e mendova tregimin “Koloneli dhe I çmenduri”, i cili vjen në “Rr’nimi Abërit”, kisha mëdyshje si ta shkruaja: më pseudonim të Askushit a më rrëfim të Dikushit? Ishte vitit 1999. Ishte çasti i shkrirjes së UÇK-së në Trupat Mbrojtëse, i ashtuquajtur çmilitarizimi i saj. E botova në numrin e parë të vitit 2000 në revistën “Fjala”. Gjatë kësaj kohe isha profesor i Gjuhës shqipe e Letërsisë në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi”, isha student “i vonuar” i studimeve të magjistraturës. Qëndroja shumicën e kohës me Fadil Bajrën, Bujar Tafën, Masar Stavilecin, Luan Balidemaj, Tahir Deskun, e të tjerë. Profesori Masar Stavileci, poeti Tahir Desku e shoku i klasës Luan Balidemaj kanë ikur nga kjo botë. Më të gjallët në këto 10 vitet e fundit mund t’i kam takuar, por jo më shumë se 10 herë.

Nëse për ta takuar Fadil Bajraj kam udhëtuar nga Dollogozhda e Strugës vetëm për një kafe në “Bolero” të Tetovës dhe tash së fundi për “interes” të përkthimit të një skelet skenari kam shkuar në Rahovec ku qëndron viteve të fundit, e rëndësishme për ta ritakuar këtë përkthyes brilant, fanatik, të heshtur e më pak fjalë është kur në vitin 1998 më dhuroj librin e Xhevdet Bajraj “Copë e humbur e parajsës” dhe 10 vite më pas librin “Pyete pluhurin” ... Pasi i lexova jetën e poetit Xhevdet Bajraj e pash si në film ndërsa ekranizimin e romanit e pashë në shiritin celuloid. Sot, turpërohem sepse për asnjërin nuk shkrova në “përballjen” e parë më ta. As për poezinë e Xhevdetit dhe as për romanin e John Fante.

Ka marrëveshje historike por ka edhe reagim histerik: Në një shkrim të botuar këto ditë: “Liria ka emër” edhe atëherë kur veterani i fundit fals del dhe pranon gabimin dhe pendohet publikisht për mashtrimin që i ka bërë veprës më sublime, heroizmit të të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend. “Liria ka emër” atëherë kur rrëfimtari që na zbriti heroin nga avioni e kupton se sa shumë dhe pa kurrfarë kërcënimi fyen mijëra bashkëluftëtar të liderit. Nuk besoj që televizori “i Tij” mund të pranoj lajme të tilla për marketing në kohë zgjedhjesh! ...”

Të kthehemi te tregimi “Koloneli dhe I çmenduri” e më pas te titulli i këtij shkrimi në proces “Veterani dhe e qeshura”. Tregimin ia kushtoj shokut tim të shkollës Beqir Gashi dhe studentes së Letërsisë për të cilën dija se vetëm kishte shpëtuar e gjallë.
Shënimet se sa gola ka dhënë Beqiri gjatë lojërave midis dy ekipeve të klasës në shkollën e mesme në Kijevë (1981-1982) i kam ruajtur nën dhè. Sot ai është dëshmor i kombit. Sa u mërzita që u nda nga Ne dhe filloj si aktor në xhirimet e filmit “Lepuri me pesë këmbë”! Kishte një nga rolet kryesore. Megjithatë ky film, edhe pse i xhiruar në teknikën kolor, edhe pse i bazuar në një vepër letrare, edhe pse i xhiruar 11 vite pas filmit bardh e zi “Mëngjese lufte” nuk mund të kaloj filmin e Kinostudios për nga vlerat interpretative dhe njësisë regjisoriale.

Zade Kuqi po ashtu ishte pjesëtare e UÇK-së. Ishte poetja e cila mi kishte ruajtur një pjesë të shënimeve të Letërsisë Botërore dhe e cila tash së fundi në kohë pandemie ishte më e merituara që në bibliotekën time të kam të plotë tregimet në shqip të Jorge Luis Borges, me “Dorëshkrimi i Brodit”, gjë të cilën nuk arritëm edhe në bashkëpunim me shumë të njohur, me vet përkthyesin e kësaj vepre por as edhe më dy bibliotekat nacionale në Tiranë e Prishtinë.

Regjizori Muharem Fejzo se bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi kanë realizuar filmin “Kapedani”. Filmi është shfaqur në vitin 1972, saktësisht me 28 shkurt. Domethënë filmi është xhiruar në vitin 1971. Vetëm gazetarët e mirë janë ata që nuk ndërhyjnë në të vërtetat e të tjerëve. Në pyetjen e “Gazeta Shqiptare” “Në përgjithësi filmi “Kapedani” i shpëtoj censurës, si është e mundur?” regjizori Muharrem Fejzo thotë: “U hap muhabeti që një veteran ishte ngritur e kishte thënë pse po tallen me ish-partizanët, me një pjesë të luftës, me një njeri të luftës. Por, këtë film e kishte parë shoku Enver dhe kishte qeshur. Kaq mjaftoi. Orteku zbriti poshtë, filmi u pëlqye, u shkruan disa artikuj. Me kohën, filmi fitoi edhe më shumë simpati tek publiku. Meqë ishte kinokomedia e parë shqiptare, filmi kaloi nëpër kaseta dhe u shpërnda gjithandej, madje edhe në Kinë, ku u dublua. Filmi mbetet si vlerë në kinematografinë shqiptare.” dhe në pyetjen “Ju si e morët vesh që filmi ishte pëlqyer nga Enver Hoxha?” regjizori shpjegon: “Kishim një operator të Kinostudios që shfaqte filmat në Bllok. Ai quhej Bajram e mbiemrin nuk ia kujtoj (bëhet fjalë për Bajram Vilën). Ishte i vetmi që futej atje dhe merrej me shfaqjen e filmit për ata të Bllokut. Kur dërgohej ndonjë film për t’u parë, të nesërmen në Kinostudio, ne ishim në krye të shkallëve, duke parë çehren e Bajramit, fizionominë e tij, që ne i thërrisnim Berom. Nëse ai vinte i qeshur, filmi shpëtonte, nëse ai ishte i vrenjtur a i kërrusur, filmi kishte probleme. Ishte njeri i studiuar, njëri intelektual.”

Çështja problematike ndoshta edhe brengosëse për mua është se pse pas vitit 1990, në këto 30 vite, xhiruar gjysmëshekulli më parë, nuk është tejkaluar kjo kinokomedi satirë e shekullit XX si për nga epizmi historik ashtu edhe nga grotesku goditës. Ose filma të tjerë komedi “Një shoqe nga fshati”, “Ëndërr për një karrige” “Dy herë mat”, “Përrallë nga e kaluara”, “Tela për violinë”, “Zëvendësi i grave”, “Stola në park”, “Historiani dhe kameleoni”, “Edhe ashtu edhe kështu” etj. Nga shkrimet, opinionet dhe analizat që i bëjnë sot asaj periudhe me mahnit se si “Kapedani” është shfaqur gjithatëherë!? As sot nuk mund të krijosh një satirë të tillë për luftën. Duke udhëtuar për Borsh me mikun (Ah, miku i moshës 90 vjeçare me një katërdhjetëvjeçar që Nana i thoshte se kurrë nuk i mbushe 16 vjet!) Astrit Leka më ka folur gjatë për personazhin e Nuri Beut tek “Koncert në vitin 1936” që interpreton aktori i Kapedanit Albert Vërria. E vetmja përvojë që më mbeti janë takimet dhe intervistat me Muharrem Fejzon, Fehmi Hoshafin, Ismail Ymerin (regjizor i “Lepuri me pesë këmbë”), Albert Vërria, etj. të cilat një ditë edhe mund të botohen në një vëllim.

Shpjegim për ditarët dhe hijen e imazhit, në një fjali, siç ndodhi një herë në një kohë në një kolegjium debati në redaksi:

Andej “e këtej” apo në hyrjen “e daljes” i cili nuk futet kurrë dhe e cila nuk ka fillim as fund në atë epilogun e prologut ëndërrimtar, që ndodh vetëm një herë dhe përherë mbetët e virgjër në ekranin e çipit të vockël në pikën pa sipërfaqe të qenies dhe un-it global postmodern, shkruar këtu e 55 vite më parë dhe i pabotuar as si palimpset që domethënë i mbetur dorëshkrim përjetë, për t’mos i ngjarë plagjiaturave të panjohura shkencore!
P. S.

Nëse një ditë Grenell vjen president i SHBA-ve a do i shpërfaqin fotografitë e politikanëve shqiptar të dala më të, nëse rrjeti global i internetit i ka shlyer dhe i ndalon kopjet!? E di, që më to nuk merren agjencitë e inteligjencës kombëtare!
e. s. m.
Nga ditari-ditor “Rr’nimi i Arbër Varrit”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco