Çka paske kujtu ti Napoleon?

Çka paske kujtu ti Napoleon?

Nga Kimete Berisha - 12/01/2021

M'i shkarravit muret e stacionit të policisë, e ata me ta leju ty, se paskan mbet shkret policia që me t'leju t'y m'u frustru, në mënyrë që me provu ti m'i shëru komplekset e t'ua!

Demek ti i Madh, i paarritshëm, dhe i urren autoritetet. 

Kompleksi i 'Napoleonit' nuk ka shërim. 
Bindu. 
Ti je tradhtar. 

Një tradhtar, që me pasion e tradhton shokun e vet, i bindur se tradhtia të bën të Madh. 
E pse nuk u bëre i Madh pra? 
Kush po të ndal! 

Albin Kurti nuk të ndalon të bëhesh i Madh! 

Ku ke pa ti që mashtruesi e i pabesi m'u bë i Madh! 
S'ka shans. 

Nëse mbjell therra-korr therra.  Paske kujtu ti, me mbjell therra e me korr karanfila! 

Është e kot ta ngjyrosësh me bojë të kuqe-trëndafilin e kuq (ka thënë Osho). 

'E kot është edhe t'ia pikturosh këmbët gjarprit', sepse nuk i përdor ato. 
As arrestimi s'të shëron nga kompleksi. 

Kot e ke. 

Të garantoj me jetë se kurrë s'do të bëhesh i Madh! 
Policisë sonë, i lumtë.

Policia nuk duhet me leju që m'i kalu miu nëpër mustaqe. 

P.S. Shko shkarravite stacionin e policisë në Leposaviq, në daç me ta pranu që je kaq i Madh! 

Ose hajde te banesa ime e bardhë e vizatoje p. e maces!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco