KQZ - Të lutem më thirr!

KQZ - Të lutem më thirr!

Nga Kimete Berisha - 11/01/2021

Nëse një anëtar i familjes nuk lajmërohet në telefon, 
e gjithë familja e humb të drejtën e votimit. 
Është guxim i madh me deklaru sot numrin e telefonit në KQZ, sepse nëse nuk lajmërohesh kur të thërrasin 'ata', ta shohin sherrin krejt familja. 
Bile mundet me ardh deri te më e keqja, edhe deri te rrahja mes familjarëve. 
Se çiftja ime çartet, qysh jam unë e flaktë për këtë vend! 
Diaspora u dashka me lënë punën, 
m'i ndal fëmijët prej shkolle, 
mos me dëgju' muzikë, mos me shiku TV;
as në oborr mos me dal,
mos m'u smu;
mos me vdek; 
por gjallë a vdekun me mbaj telefonin në dorë, 
natë e ditë pa pushu', duke pritur një telefonatë nga Valdete Daka!
Kjo është grackë dhe është brutale! 
Sepse, telefonata mund të mos ndodh fare, dhe askush nga KQZ nuk do të jepte përgjegjësi, sepse edhe mund të mos kesh qasje në rrjet! 
Kushti i KQZ-së që nëse diaspora nuk lajmërohet me t'parën në telefon e humb të drejtën e votimit, bëhet vetëm dhe ekskluzivisht kundër Vetëvendosjes!
Valdete Daka është djallëzore dhe e rrezikshme! 
Por, kjo s'do të thotë që Ju të lejoni t'ju mund e keqja. 
Thjesht, rrini urt, heshtni familjarisht, 
gjë s'ju gjen nëse nuk flisni mes vete një kohë, 
mos lëvizni pa ndonjë arsye të madhe, 
mos dilni jashtë shtëpisë dhe mos rrini ku s'ka valë, mos i rrapëlloni enët, 
punoni me marifet ose hiç mos punoni, 
se punët e shtëpisë janë meditative, të hutojnë, 
e për pasojë nuk e dëgjoni telefonatën;
kërkoni nga familjarët tuaj në Kosovë që të mos u telefonojnë, 
as për ma t'madhin zor, 
sepse kur t'ju thërret Valdetja, mund ta gjej lidhjen e zënë. 
Pra, e përsëris: mos u sëmurni askush, 
mos shkoni në spital, 
sidomos mos lejoni me 'vdek'
në WC merreni telefonin me vete; 
Mos hani dardha, mos gaboni me hëngër përrshesh me tambël dhe me bukë kallamoqe, 
pasuli prish shumë punë, thirri mendjes; 
mos pini çaj, veç lagni buzët me ujë sa me mbet gjallë, 
në mënyrë që t'i shmangeni WC-së sa më shumë; 
mos e mbani telefonin në xhep se rrezikoni shumë, xhepi ndodhet larg veshit, e ju mund të mos e dëgjoni kur ju thërrasin nga KQZ, 
Fleni me ndërrime në familje dhe kujdes mos të rrëzohet telefoni në asnjë rast;
thjesht mos ekzistoni, veç frymoni duke pritur telefonatën e Valdetes.
E nëse nuk ju telefonon, paditeni. 
Thjesht bëhuni bashkë paditeni si Grup i Madh, si Diasporë, që ashiqare, me metoda primitive dhe qesharake po ju privon nga e drejta për të votuar!
P.S. KQZ është strofa e parë e korrupcionit!

KQZ - Të lutem më thirr! Nëse një anëtar i familjes nuk lajmërohet në telefon, e gjithë familja e humb të drejtën e...

Posted by Kimete Berisha on Monday, January 11, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco