Qendra protokolare në Gërmi - simbol i marrëzisë

Qendra protokolare në Gërmi - simbol i marrëzisë

Nga Xhavit Rexhaj - 04/12/2020

Sa here kaloj kah ajo qe duhej te ishte Qendra Protokolare ne Germi trishtohem me shkallen e marrezise dhe kotesise ne menaxhimin e parase dhe resurseve publike - eshte fjala per miliona euro dhe per demtim katastrofal te mjedisit me gjendjen ne te cilen eshte lene objekti. 

Gjendja e tanishme e objektit eshte ofendim per inteligjencen tone kolektive. Eshte edhe rrezik; vater infektimi, droge, prostitucioni - ne oazen e vetme te gjelbrimit dhe ne mushkerite e Prishtines. Elita e Kosoves cdo dite kalon kendej - si nuk e shohin? Si nuk ju pengon?

Per cfare inati, per cfare motivi, per cfare interesi ka te drejte dikush ta beje kete qe po behet tashme sa vite me kete objekt?
Prandaj them: qeveria urgjentisht duhet te vendose nje destinim per objektin - destinim qe do te ishte i pershtatshem per zonen e Germise. 

Propozime: 

1. Ndertesa i jepet MASH dhe shnderrohet ne Qender per aktivitete inovative te femijeve te Kosoves

2. Godina shnderrohet ne Shtepi te te Moshuarve

3. Godina kthehet ne destinimin origjinal si Qender Protokolare dhe per takime reprezentative nderkombetare - nuk e kemi nje te tille!

4. Godina i jepet Ministrise se Kultures per realizimin e aktiviteteve kulturore e artstike - koloni te artisteve. 

5. Institut per mbrojtjen e Mjedisit ne Kosove dhe per vendosjen e autoriteteve e OJQ-ve te lidhura me mjedisin. Etj

Tashme ne kete pjese te Germise jane tri objekte te tjera. 

Cdo forme e zgjidhjes se kesaj situate eshte me e mire se gjendja e tanishme. Sepse kjo qe kemi tash eshte MARREZI edhe rrezik edhe turp!

Qendra protokolare ne Germi - simbol i marrezise Sa here kaloj kah ajo qe duhej te ishte Qendra Protokolare ne Germi...

Posted by Xhavit Rexhaj on Friday, December 4, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco