PDK-ja para se të futet në qeverinë Hoti, ka nevojë të 'karantinohet', që të pësoj një katarsis social

PDK-ja para se të futet në qeverinë Hoti, ka nevojë të 'karantinohet', që të pësoj një katarsis social

Nga Fadil Maloku - 03/12/2020

Kapitali social që zakonisht identifikohet me shkallën e besimit të qytetarit apo të masës kritike të besimit të po këtyre e qytetarëve ndaj institucioneve, ndaj qeverive, ndaj politikes, shtetit, shoqërisë civile, etj. dëshmon më së miri se çfarë subjektesh politike qeverisin një shoqëri transitive, siç kjo e jonja.

Andaj, sipas skanimit të kapitalit social futja eventuale e PDK-s, në Qeverinë Hoti, definitivisht do ta rrënonte edhe atë pak kredibiliteti e rejtingu që ajo u mundua ta “riparojë” me aktin dhe faktin e të qenit për herë të parë (puro?!) në rolin e opozitës!

PDK- ja, duhet s’pari të REFORMOHET (sepse; me parime dhe sisteme autokrate komanduese të luftës, s’mund të udhëhiqet me një subjekt të shekullit të revolucionit të katërtë teknologjik…;

PDK-ja, edhe më tej ka shumë nevojë në riparimin e imazhit dhe stereotipit tejet negativ që u krijua sidomos gjatë periudhës “kurorëzuese, me LDK- n e Isa Mustafes”!?

PDK-ja, poashtu duhet të bëjë shumë më shumë në mënjanimin e hipotekës së fajësisë për gjitha të (pa)bëmat (krimit, korrupsioni…) e pasluftës dhe në emër të po kësaj lufte;

PDK-ja, duhet që tani ta filloj “kursin” e spastrimit (lexo, në kuptimin pozitiv ndrrimin e gjeneratave) brenda superstrukturës dhe hierarkisë partiake, në rast se dëshiron të hyjë në konkurrencë lojale me subjektet e demokratizuara përmbrenda;
PDK-ja…

https://fadilmaloku.wordpress.com/2020/12/03/pdk-ja-para-se-te-futet-ne-qeverine-hoti-ka-nevoje-te-karantinohet-ne-menyre-qe-te-pesoj-nje-katarsis-social/?fbclid=IwAR39mPEjIHbPCEn82JMRP4S7PFiF7l89_0A7J3_NCRKGfNR5oR7xbF8JBE8

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco