Politika e fshehjes së krimeve

Politika e fshehjes së krimeve

Nga Enver Robelli - 03/12/2020

 Më 2014 Fondi për të Drejtën Humanitare i Natasha Kandiqit kërkoi nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë që të publikohet arkivi i plotë i Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë së Serbisë ('VJ'). Menjëherë pas kësaj kërkese tërë arkivi i kësaj brigade u shpall 'sekret shtetëror' në 30 vitet e ardhshme.

Kjo brigadë dyshohet se ka kryer krime të luftës në disa fshatra të Drenicës. Komandant i brigadës ka qenë Lubisha Dikoviq, më vonë shef i Armatës së Serbisë.

Ai dyshohet nga Fondi për të Drejtën Humanitare si urdhërdhënës i krimeve. Ku kanë qenë politikanët e Kosovës në vitin 2014? Ende në trans duke e mashtruar opinionin se në Bruksel është arritur 'marrëveshje historike' dhe se Serbia 'de fakto e pranoi Kosovën', ndërsa liberalizimi i vizave është çështje ditësh. [Vendimin për fshehjen e arkivit e mori ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Bratisllav Gashiq. Ky tani është shef i shërbimit sekret serb].

- Më 2018 Kuvendi i Serbisë miratoi një ligj që ndalon përkujtimin e viktimave të krimeve serbe të luftës. Ligji u miratua pasi aktivistë të të drejtave të njeriut kërkuan që pranë varrit masiv me kufoma shqiptare në Batajnicë të vendoset një pllakë përkujtimore.

Edhe më 2018 politikanët sundues kishin 'prioritete' të tjera dhe as që u morën me këtë çështje.

Duartrokitjen nga zhurmaxhinjtë primitivë e kishin të garantuar.

Viktimat vetëm paraqesin 'pengesë' në këtë botë cinikësh parashtetërorë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco