Dhuroni para për pacientë, jo për përmendore

Dhuroni para për pacientë, jo për përmendore

Nga Enver Robelli - 02/12/2020

Porosi për patriotë përrallëtarë: dhuroni para për pacientë, jo për përmendore. Në shumë spitale mungon materiali bazik, pacientët vdesin pa kujdes e trajtim të duhur mjekësor, stafi mjekësor gjendet në limit të të gjitha fuqive, pandemia mund të dalë jashtë kontrollit.

Në këtë situatë të harxhohen para për përmendore është luks i atyre që Skenderbeun dhe Adem Jasharin i shohin vetëm si figura të Legolandit për të lozur me to jo vetëm fëmijët në kopsht. 

Komercializimi i historisë me qëllime përfitimi bizar është krim etik. Pushtimi pervers i Kosovës me përmendore nuk bëhet për të nderuar patriotët. Ky pushtim bëhet edhe për të deformuar historinë me narracione elektorale. 

Po, liria është mungesë e robërisë, por kjo nuk domethënë që në emër të lirisë lejohet keqpërdorimi i lirisë duke përzier thasë me çimento për përkeqmendore të quajtura përmendore. Refuzoni mjeshtrit e mashtrimit. Këqyrni spitalet. Këqyrni shërbimet publike. Këqyrni infrastrukturën publike. 
Këqyrni rrogat e mjera që merrni. Këqyrni ata që në cep të rrugës kërkojnë të punojnë si argatë për një a dy ditë. 

Dhe këqyrni përfaqësuesit e regjimeve të vjetra vjedhëse: po e lënduan pak këmbën në palestër, vjen avioni special nga Zürichu dhe i merr.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco