Rënia e feudit të Agim Veliut!

Rënia e feudit të Agim Veliut!

Nga Dren Dushi - 30/11/2020

Si funksiononte? 

Baza elektorale në Podujevë, ka qenë e lidhur me LDK-në për shumë arsye, një nga to mund të ketë qenë afërsia me Kryeqytetin, pra urbanizmi, meqë përgjithësisht LDK është karakteriziar, në krahasim me partitë tjera të pas luftës, si një subjekt politik që është më i lidhur me një elektorat më urban. Por kjo bazë elektorale, është keqpërdorur nga modifikimi që ju bë politikës nga të gjitha partitë politike që kanë dominuar skenën politike të pesëmbëdhjetë viteve të fundit, pra nga klientelizmi, krijimi i një shtrese neo-feudalësh ku u rehatua shumë mirë edhe Agim Veliu.  Agimi merrte këto vota “të garantuara”, dhe LDK i jepte postin e nënkryetarit.
Me krenari e arrogancë, LDK kumtonte “kështjellën” e saj të pa rrëzueshme në Llap, që këtë rradhë u rrëzua. Por si rrjedhi ngjarja, ç’farë bëri që Podujeva të bëhet si Prishtina e Prizreni? 

1-Rrëzimi i Qeverisë me më së shumëti legjitimitet në historinë politike të Kosovës 

Është një konstatim i tillë, meqë fuqia politike që përfaqësonte LVV dhe LDK ishte më e madhe se fuqia politike që kishte pasur edhe Presidenti Rugova me AAK-në. 
Kur LDK nuk e duronte dot një sistem të ri qeverisje, pra një sistem të kursimit të parasë publike, të promovimit të sovranitetit, të jepjes më shumë përgjegjësi, të vetingut etj., ajo filloi të ndihej shumë keq, në vend se të punonte e ndihej mirë. Ata u organizuan në formë komploti, dhe tërë këtë e kamoflluan me Grenellin, një gabim fatal i LDK-së dhe akademikëve të bërë të tillë nga partia (se mos u bë Jusuf Buxhovi?). LDK nuk arriti të bindë opinionin publik, anpse u ndihmua shumë nga “analistë” e media të lodhëta sikurse vet ajo, se ajo që kishte bërë ishte bërë për shkak të mos prishjes me Amerikë, se mos u prish Amerika me Amerikën tash që e shpartalloi keqas Administratën Trump? 

2. Kthimi i flirtimit me PDK-në

E ndodhur në një gjendje politike të mjerë, LDK filloi ta lus PDK-në për t’ia bërë numrat në Kuvend, për ta mbajtur në pushtet. Por Podujeva, mund t’i tregoj LDK-së, se flirtet e saj me PDK-në, për të qëndruar në pushtet pas tejkalimit të ngërqit me çështjen e Presidentit/es, do t’i kushtojnë akoma më shumë, mbase në masën që LDK do jetë parti me 12-13 deputetë. Andaj, Podujeva është një “dritë e kuqe”, për të gjithë ata servilë të LDK-së në Kuvend, që në rast të ardhjes së ndonjë emri nga PDK për President, mund ta votojnë. 

3. Vjosa Osmani vs arroganca, kapja e partisë dhe servilia

Ishte e turpshme, të konstatoje se shumica e vendimmarrësve në LDK, kishin votuar pro përjashtimit të dr.Vjosa Osmanit nga partia. Unë nuk isha çuditur nga një sjellje e tillë e atyre njerëzve, meqë e di si janë pozicionuar në LDK, duke përdorur “virtytin” e servilisë, teksa ata që i kanë pozicionuar duke përdorur pasuritë e bëra nga paratë e 3%-shit dhe tranzicionit të pronava të blera nga 3 euro ari. Rrjedhimisht, Presidentja dhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, del të jetë një “mal” i madh për LDK-në, shumë më i madh se Nexhat Daci. 

4. Podujeva mbetet ende e pa zhvilluar 

Një numër i madh i qytetarëve të Podujevës, varen ekonomikisht nga punët (kryesisht dytësore) që i bëjnë në Prishtinë, ata udhëtojnë, paguajnë qera, kanë vështirësi të shumëta që të mbijetojnë, meqë Podujeva nuk ofron stabilitet dhe pavarësi ekonomike minimale. Administrimi komunal ka qenë i dobët, i pa barabartë për qytetarët, nepotik e klientelist, arrogant dhe i pa përgjegjshëm. Për të mos përmendur faktin se ndërtimi, ekonomia dhe benifitet kanë qenë totalisht të lidhura me një emër, Agim Veliun. 

5. Përse është shumë e rëndësishme kjo ngjarje? 

Agim Veliu ishte arsyeja e rrëzimit të Qeverisë Kurti, kjo në të vërtetë, por nuk është se nuk pati ndikim edhe Grenell që e bekoi këtë ngjarje meqë kishte interesat e tij. Të vetmet interesa që nuk ishin të rëndësishme ishin interesat e Kosovës. Agimi tashmë morri ndëshkimin që nuk e ka pritur, siç do ta marrin edhe akademikët e partisë, servilët tjerë që mbase tash edhe mund të fillojnë një lëkundje. Pra kjo ngjarje, do lëkund themelet e LDK-së, dhe mbase mund të ketë largime tjera nga kapësit e partisë. 
Humbja e konceptit politik të Qeverisë, pra humbja e papërgjegjësisë, arrogancës, në një bastion të kontrolluar e kapur nga po ta, është një lajm i vërtetë, një lajm që thotë “nuk keni parë asgjë akoma”.  LDK mund ta gjej vetën pa asnjë komunë të madhe në vitin 2021, me më pak se 15 ulëse në Kuvend dhe në një të ardhme edhe më të zymtë, meqë kështu insistuan dhe për ironi, do insistojnë, duke të bërë të mendosh se mbase ka ndonjë konspiracion për shkatërrimin e çdo trashëgimie politike të Presidentit Rugova. Jo rastësisht, në krye të saj gjendjet njeriu që dikur ia kishte ndalur fondet, dhe servilët rreth tij. 

6. Meqë reformat janë të pa mundura në sisteme patriarkale, duhen krijuar sisteme të reja. 

Mund të merret me mend, sikur Vjosa Osmani të filloj tashmë krijimin e një subjekti politik të ri (që do ta filloj) , se cili do ishte impakti i më tutjeshëm. Pra, rëndësia e zgjedhjeve në Podujevë, mund të jetë e nivelit të tillë që përfundon një kapitull të historisë politike të Kosovës. 

7. Një mundësi pothuajse e pa mundur

Lutfi Haziri duket se ka vërejtur i pari se LDK ka bërë një hap të ngutshëm kur ka përjashtuar Vjosa Osmanin. Ai disa herë ka thënë se “Vjosa mund të kthehet” anipse ai mund të mos ketë llogaritur se Vjosa nuk është një fëmijë i lazdruar që është rebeluar në mungesë lodrash, por një politikane e vendosur dhe parimore, siç ka treguar deri më tani. Një kthim i Vjosës në LDK do kërkonte një ndryshim në themel në LDK, një ndryshim i tillë, edhe pas ndëshkimit në Podujevë, është i pa mundur, mjafton të lexosh deklaratën e Akademikut nga Prapashtica, që tha se Podujevën e kthejmë në tetor, mu duk një deklaratë sikur të jetë bërë nga ndikimi i alkoholit. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco