Rritja e infektimeve, rreth 60 herë më e lartë se në fillim të pandemisë

Rritja e infektimeve, rreth 60 herë më e lartë se në fillim të pandemisë

Nga Kastriot Islami - 27/11/2020

Vetëm në 10 nëntor 2020 janë shënuar 836 të infektuar nga COVID-19. Ndërkohë që në periudhën 9 mars 2020 deri në 7 maj 2020, pra në mbi 60 ditë, ka pasur gjithsej 842 të infektuar. Kjo do të thotë ndryshe që në nëntor shifra e infektimeve është rritur me mbi 60 herë krahasuar me periudhën fillestare të pandemisë kur vendi u fut në karantinë strikte!

Kjo gjendje është kryesisht për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë, gjë që është “vulosur” edhe në studimin analitik të Forbes ku Shqipëria klasifikohet e fundit në Europë përsa i përket “menaxhimit qeveritar të pandemisë COVID”, ndërkohë që qeveria vazhdon të gënjejë e mashtrojë, e madje të mburret se është më e suksesshmja në botë, Europë e rajon përsa i përket menaxhimit të pandemisë…

Kjo gjendje katastrofike, e infektimeve dhe vdekjeve, pasqyrohet përmes shifrave “zyrtare”, të cilat kohët e fundit janë kritikuar fuqimisht nga opozita si të manipuluara, ose më saktë të zvogëluara. Pra gjendja reale duket të jetë edhe shumë më e rëndë…

Image

Kjo shifër e lartë e infektimeve po çon në kolapsimin e sistemit shëndetësor duke rritur në mënyrë të frikshme edhe shifrën e vdekjeve dhe duke shkaktuar frikë e panik tek qytetarët që tashmë e kanë të qartë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar këtë krizë, pavarësisht harakirit të saj për të paraqitur të kundërtën duke gënjyer e mashtruar.

Ndërkohë qeveria vazhdon të mendojë vetëm sesi të forcojë pushtetin dhe manipulojë zgjedhjet e ardhshme.

Ndonëse mburrjet qeveritare janë qesharake përsa i përket rritjes së testimeve, Shqipëria me rreth 6 testime për 100 banorë qëndron e fundit në Europë, ndërkohë që edhe vende të rajonit e kanë shumë më të lartë: i) Serbia rreth 20, ii) Mali i Zi mbi 20; iii) Maqedonia e Veriut rreth 16, iv) Bosnja rreth 13; v) kurse Greqia mbi 22, ndërkohë që shumë vende të zhvilluara të Europës kanë arritur deri në testimin masiv.

Qeveria shqiptare e mban tinëzisht të ulët numrin e testeve për të mos lejuar publikimin e numrit real të infektimeve që është shumë më i lartë se ç’deklarohet dhe që pengon në njohjen e realitetit e për rrjedhojë shkakton keqmenaxhimin e pandemisë, duke shkaktuar një numër të lartë viktimash dhe mbingarkesë të spitaleve publike e private deri afër kolapsimit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco