Fluturon Fluturon....Kadriu

Fluturon Fluturon....Kadriu

Nga Kimete Berisha - 07/11/2020

Me krahët punë-dore, të punuara në një natë dimri (të jetës sime), nën dritën e llampës së gazit, një marë-një mrapsht, veç mos harro e sjell leshin dy herë rreth kërrabëze.

'Mos fluturo afër diellit' u rekomandohet të gjithë atyre që marrin rrugën e fluturimit. 

Këtë këshillë për fluturuesit i pari e ka rekomanduar babai i Ikariosit, që e shpiku edhe Labirintin, për ta burgosur monstrumin Minotaur. 

Por, kur u erdhi puna pisk (donin t'i arrestonin), babë e birë u detyruan të iknin nga Kreta, dhe babai i Ikariusit që ishte mjeshtër i madh dhe pedant, i punoi dy palë krah (për vete dhe të birin) me pupla dhe me dyll. 

Deadalusi ia dha krahët e punuar djalit të tij Kadriut dhe e porositi 'mos gabo me fluturu as shumë nalt as shumë poshtë në qiell, se na merr Zoti m'qafë, çkepen puplat dhe nëse i afrohesh diellit, shkrihet dylli. 

Se Dielli e ka mërzi afërsinë me njerëzit. 

Ikarusi nuk e dëgjoi babën e tij dhe për një moment fluturimi, u afrua afër diellit, me ç'rast iu shkri dylli, i fluturuan puplat dhe ra në det. 

Kadriu nuk ka fluturuar, por ka ateruar. 
Por as me ateru nuk është kollaj. 

Nevojitet guxim i madh intelektual për me marrë vendim me ateru. 
Por thonë, ajo që për talentin është e paarritshme, për maestron e fluturimit është gjë e vogël.

Prandaj, nuk ngjehet sakrificë pse fluturon zogu, insektet, Kadriu dhe gjithë ata që mund të fluturojnë.  
Sakrificë ngjehet kur ateron nga qielli, duke e ditur se nuk ke krah. E jo duke i bartur krahët tinëz popullit. 

Por Kadriu asnjëherë nuk e ka keqpërdor aftësinë e tij si specie gjysmë- qiellore për të kërcyer nga aeroplani dhe për të ateruar preciz, pip n'këmbë, pa iu dathë kundrat, pa i livrit brusha e gellit as një cm, as pa i dal centi prej xhepav.'.

Prandaj, vendi ku ka ateruar duhet të pagëzohet me emrin e tij. 

Haxhiu veç ia bëri sherrin që ia zbuloi Kadriut talentin magjik për aterim...Ai me dasht kish tregu vet...Pse ia nxjerr sekretet hyjnore dikujt, pa e pas një zor të madh.

Prirjet hyjnore nuk tregohen-se prishet magjia.
se tash edhe gardianët e Hagës i rrinë gati njëqind herë më shumë, se lshojnë këmbsh prej frikës mos po flturon nga burgu.

P.S. Ishalla pshton pa ia ba FIB-i analizat e kamve (me theks të veçant, thembrat) dhe krahve.

 Se budallës ia sheh sherrin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco