Aktakuza synon qëllimshëm t'i jep karakter fetar luftës së UÇK-së

Aktakuza synon qëllimshëm t'i jep karakter fetar luftës së UÇK-së

Nga Arbër Fetiu - 06/11/2020

Ka jashtezakonisht shume gjera per tu thene per tekstin dhe nentekstin e aktakuzes kunder te akuzuarve (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi).  Me nguti e ne mungese kohe, po e them vetem kete

Fakti qe aktakuza shenon si nje kategori viktimash ne vete "katoliket" krahas serbeve, komunitetit RAE, dhe "civileve" te tjere (shqipetar) eshte skandaloze dhe me implikime te jashtzakonshme per luften tone dhe per natyren e rezistences sone, e edhe per shtypjen nga Serbia dhe natyren e saj.
Kjo insinuon se i akuzuari ka vrare "katolike" vetem pse keta jane "katolike", meqe aktakuza me kete kategorizim e ben nje prerje midis viktimave shqipetare: 'bashkepunetor..." e me motive te tjera ne nje ane, dhe 'katolikeve' ne anen tjeter. 

Hic komunitetin e vogel kroat ne Kosove, shumica derrmuese e katolikeve ne Kosove jane shqipetar. Ndarja, e qellimshme besoj une, e "katolikeve" nga "shqiptaret" dhe insinuenca se ka keta jane persekutuar vetem pse keta jane "katolik" eshte njera nga rruget permes te ciles teksti e nenteksti e "islamizon" luften e rezistencen ne Kosove (po po, ajo mbetet lufte per rezistence pa marre parasysh a jane bere krime e sa jane bere krime). Kjo synon qellimshem me i jap karakter 'fetar' e 'islamik' luftes se UCK-se dhe respektivisht ti nderroj asaj natyren e edhe motivin. 

"Islamizimi me dhune' i rezistences shqiptare multikonfesionale kunder hegjemonise serbe eshte njeri nga segmentet qendrore te propagandes serbe por edhe i te djathtes ekstreme perendimore. Kjo behet qemoti per Kosoven. Kjo ne fakt, behet qe para luftes, kur Draskovici p.sh. e i trajtonte demonstratat tona si fondamentalizem islamik. Permes kesaj, Serbia ka deshiruar dhe deshiron qe ne nje ane vetes ti vendos medaljen e kaloresit te Krishtit ne lufte kunder 'terrorizmit" apo "radikalizmit islamik" ne Ballkan duke e lokalizuar vetveten ne qender (dhe si pioniere) te 'luftes kunder terrorizmit', si zone penguese, si rampe, karshi njefare 'al kaide te bardhe" te imagjinaur (per te cilen flasin non-stop papagajt e se dathtes ekstreme) dhe ne anen tjeter te diskreditoj rezistencen shqiptare duke e lokalizuar ate ne nje dinamike globale post-9/11 e cila ka qene e huaj per rezistencen tone, dhe rrjedhimisht ta shperfytyroj rezistencen shqiptare si rrezistence e cila eshte pjese e njefar 'mesianizmi islamist' global dhe ta zhvesh ate nga motivi i luftes per liri. Kjo, miq, jo vetem qe e amniston Serbine, por e vendos ate ne qender te luftes kunder 'terrorizmit islamik' si bajraktare e cila i ka paraprire luftes globale kunder tij, nderkaq, neve na ben mish per top, dhe na e heq nga dora motivin e vertete te luftes. 

Ky tekst i aktakuzes, me faktin qe eshte shkruar e ngritur, deri diku vetemse e ka kryen punen e vet. E instalon narrativen serbe ne nje rrafsh institucional nderkombetar. Nenteksti i saj nderkaq do e thelloj edhe me shume narrativen e fashizmit serb qe meton me e fetarizu rezistencen shqiptare dhe me e zhvendose ate ne nje rrafsh tjeter, ne rrafshin e "luftes globale kunder terrorizmit" dhe ne rrafshin e 'perplasjes qytetrimore'; me Serbine si 'rezistence' e me Kosoven si 'agresore', me Serrbine ne 'boshtin e se Mires' dheKosoven ne 'boshtin e se Keqes'. Ketu pllakat potencialisht kthehen permbys, sidomos kur konsiderohet disponimi nderkombetar (ne fakt perendimor) ne raport me GWT. 

UCK ka qene multikonfesionale dhe lufta e saj nuk eshte artikulu asnjehere ne terma fetar, ndryshe nga pala tjeter, ajo e agresorit, kethizshem e lidhur e besa edhe e artikuluar me dhe nen petkun e 'ortodoksise'. 

Eshte gabim trashanik dhe skandaloze te mendohet se aktakuza eshte e padrejte sepse nuk permendka se 'civilet' shqiptare ishin 'mysliman', dhe se te akuzuarit (apo dikush tjeter nga UCK) ka vrare e keqtrajtuar edhe 'mysliman'. 

Ne fakt aktakuza eshte skandaloze pikerisht pse e sajon nje kategori viktimash te vecanta (katoliket) si grup i ndryshem nga kategoria 'shqiptare', si grup i cili diferencohet nga kategoria e viktimave 'civile' (vrasjes se te cileve u pershkruhet 'motiv'), dhe jo pse nuk e sajon edhe nje kategori shtese ('myslimanet'). Teksti e nentekstt ketu na thote se per "katoliket" e vrare, i vetmi motiv i vrasjes ka qene te qenit 'katolik'.
Implikimet e ketij sajimi jane shume me te medha se kaq!

Ka jashtezakonisht shume gjera per tu thene per tekstin dhe nentekstin e aktakuzes kunder te akuzuarve (Hashim Thaçi,...

Posted by Arber Fetiu on Friday, November 6, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco