Kosova po paguan çmimin e luftës, derisa Serbia po feston!

Kosova po paguan çmimin e luftës, derisa Serbia po feston!

Nga Fadil Maloku - 05/11/2020

1. Mos te harrojmë që në ish Jugosllavi ndodhën pes? luftëra, që i bëri Serbia, shkaku i pretendinit për t’i dominuar sllovenët, kroatët, boshnjakët, malaziezët dhe sidomos shqiptarët. Është tërësisht e kuptueshme që në këtë “odisejadë”çlirimtare, kundruall ish regjimit dhe diktaturës serbe, kombet e apostrofuara ishin plotësisht të vetëdijshme që pa një kundërvënie ushtarake ndaj këtij regjimi ishte u pamundur çlirimi dhe liria. Shikuar nga ky këndëvështrim, është e natyrshme që të lindin edhe dyshimet për këtë periudhë të së kaluarës.

2. Problemi qëndron që Gjykimi kolektiv ndërkombëtar, për krimet e supozuara nga cila do palë “ndërluftuese”, duket që selektiv! Ngase, nuk mund të ken tretman dhe status të njejtë si agresori (ish regjimi serb i Millosheviqit) ashtu edhe viktima (civilët slloven, kroat, boshnjak, e sidomos shqiptar)! Pra pa u përmbyll ky kapitull i përgjegjësve dhe viktimave të këtyre luftërave të ndodhura në ish hapsirat e Ballkanit Perëndimor, nuk mund të ket as paqë e as siguri e stabilitet. Kroacia, Bosnja dhe Kosova me aktin dhe faktin e pranimit të “gjykimit dhe hetimit” për dyshimet e ngritura për “krimet” e supozuara, sukcesivisht e dëshmojnë pjesën e përgjegjësisë për këtë periudhë të zymtë për këta popuj dhe shtete. Problem mbeten vetëm aktet dhe gjenocidi serb, për të cilin po kjo “bashkësi ndërkombëtare”, ende nuk po ka guxim t’i denoncoj publikisht!?

3. Kur është në pyetje Kosova, preteksti i kësaj Gjykate ishte investigimi për dyshimet rreth kinse “trafikimin e organeve”, me ngritjet e aktakuzave individuale, po përfundon me AKUZA KUNDER UCK-s, si vlera më sublime e çlirimit të kosovareve nga zgjedha dhe hegjemonia serbe. Tani, nëse flasim për krime dhe gjenocid, ajo adresë dihet botërisht. Sepse, UÇK-ja si vlerë sublime historike është e pamundur t’i ketë; shpërngulur mbi 1 milion shqiptar etnik në vitin 1999; t’i ketê vratë mbi 15.000 mij civil; t’i ketë dhunuar mbi 20.000 mij femra shqiptare; t’i ketë shkatërruar mbi 200.000 shtëpia:… por, i bëri Serbia!? Pra, Serbia ushtroj gjenocid t? paparë në historinë e pasluftës së dytë botërore!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco