Liria s'ka emër, as autor

Liria s'ka emër, as autor

Nga Kimete Berisha - 05/11/2020

Për shkak se Ushtria s'është e individit por e popullit, Liria s'ka autor.

Bile një idiomë amerikane thotë 'Liria nuk është e lirë'.

Kështu që sot nuk shkon në Hagë ushtria, as populli shqiptar, por ti shkon si zotni, si individ, ti konkretisht me emër e mbiemër.

Nëse po të 'përndjeka' perendimi, edhe më mirë për ty, ta ka pru ymri m'u bë disident, pa qenë hiç, as në ëndrra. 

E mos u lodh. 

Se Liria nuk krijon Heronj.

Liria mund t'i demitizojë Heronjtë e gjallë, e Heronj të gjallë nuk ka. 
Në Hagë e mbron veten, e jo UÇK-në. 
Se, UÇK-ja as nuk ekziston. 
Dhe askush nuk po e përndjek UÇK-në. 
Tash kur jeni bërë kaq të pasur, nuk u duhet gjë pasuria. 
Se qetësia e rehatia nuk blihet me pare. 
Ndërgjegja nuk blihet me pare. 
Çdo gjë që blihet me pare-harxhohet.
Mërzinë për komandantët ne e kemi kryer. 

Ani prej meje 'kujt mos ti mbetet hatri se unë nuk ndjej...kaherë...jam bërë si ai muri në vendin e shenjtë, ku e keqja gjuhët me gurë. 
Gjuaj sa të duash-pa ndjerë-nuk thyhesh.
Populli ju ka mbijetuar. E ka mbijetuar mërzinë për ju. 
Bile s'po ua tregojnë të vërtetën, se edhe ju urrejnë.
Pse ju urrejnë! 
Sepse populli është i varfër, e ju jeni pasuruar duke e vjedhur popullin.
Por, qe, sillet qysh sillet, dhe tash erdh dita kur Ju e kishit dhënë krejt pasurinë që të jini të lirë si populli i varfër, ose i harruar si të humburit që nuk i kërkuat kurrë. 
I lirë nuk je vetëm kur çlirohesh nga armiku i jashtëm.  
Të çlirohesh nga armiku i jasht?m e të bëhesh armik i vetvetes, kjo u ka ndodh veç shqiptarëve. 
P.S. Nuk jemi gëzuar, por nuk jemi idhnuar për fatin tuaj.
Pra, nuk ndjejmë asgjë.
Pse nuk ndjejmë? 
Sepse, ju nuk dukeni viktima. Ju jeni milionerë.
Për të ndjerë dhimbje dikush për ty, ti duhet të jesh apo së paku të dukesh si viktimë, e që nuk je. 
Viktimat janë në varre.
Të humbur.
Viktimave ua keni harruar emrat.
Janë të papunë.
Të mërzitur dhe të pashpresë. 

Me pas qenë ju Emri i Lirisë, nuk e kishit lënë vendin pa të ardhme dhe pa shpresë. 
Kujt i duhet Liria, pa të nesërme.
Që thotë vargu në këngën e Janis Joplin:
Liria është vetëm një mënyrë tjetër, për të thënë se 'Asgjë s'ka mbetur për t'u humbur'. 
Pra, Liria e ka edhe një kuptim, kur 'Asgjë s'ka mbetur për t'u humbur'.
Shqiptarët i kanë humbur të gjitha, janë të gatshëm ta përballojnë edhe 'humbjen' tuaj. 
Mos prit prej shqiptarit të dërmuar, dhe të pashpresë, plus të mërziten për Ty. E ke shkatërruar, plus e 'obligon' të mërzitet për ty. 
Aman. 

Se dhoma e 'poetit' me ato perde ngjyrë bezhi, e me salltanet dukej si sallon i elitave franceze të shekullit 19. 
Shko në burg. 
Bën çka të duash. Shko ku të duash. 

Ne kemi probleme ekzistenciale. Të mbijetesës. Do të ishte luks të mërziteshim plus për ju. 
Neve le të na përgjigjet dikush 'a do të mbijetojmë'...
le të na tregojë Kryeministri pse për tre muaj 70 mijë shqiptarë kanë mbetur pa punë.  

Pse djemtë e vajzat me diploma fakulteti mendojnë për fundin e jetës, sepse nuk kanë kah t'ia nisin jetës në Kosovë, ku nga një grup 'heronjsh' u përvetësua dhe privatizua toka, pasuria, nëntoka, uji, lufta, betejat, heronjtë, viktimat...pavarësia, patriotizmi? u privatizua 'pafajësia' dhe 'faji', drejtësia dhe ekzistenca.
Kah t'ia mbajmë tash tregona ti neve, e mos
na i vajto 'Heronjt' milionerë, por pa brekë. 

Se prap se prap, Avokatin ua paguan populli i varfër! 

Populli i varfër ua pagoi luftën 'Vendlindja thërret', populli i varfër tash ua paguan mbrojtjen nga drejtësia. 
Kaq shumë keni vuajtur për atdhe, me pare dhe me djersë të huaj.
Bile 'burgun' lajeni vetë, pa lotët e popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco