Vienna e lënduar dhe buka e përmbysur!

Vienna e lënduar dhe buka e përmbysur!

Nga Xhavit Rexhaj - 03/11/2020

Une ne Vjenë ndihem sikurse ne Pejë, ne qytetin tim,  ose ne Istog, ne qytetin e prinderve te mi! 

Sulmi ne Vjenë me ka goditur, lenduar e pikelluar sikurse te kishte ndodhur ne dy qytetet e mia! 

Kosovarët e shqiptarët nuk kane miq me të medhenj - historikisht tashmë - se sa gjermanët, zviceranët e austriakët. 

Cili shqiptarë qe mbahet per shqiptar do ta lendojë e do ta terrorizoje nje qytet e nje popull te tille? 

Baci im me thoshte se prej te gjithe njerezve te ligj me i ligu eshte bukpermbysti - ai qe e shkele bukën, mikpritjen e miqesine!

Ne vitin 2003 isha ne Ministri te Arsimit. Na kishin ike shumica e donatoreve. Buxheti jone kurqysh - 3 milione euro i kishim per krejt projektet e nevojat 20 fish me te medha. 

Ne nje takim me ambasaden e Austrise me ministrin Osmani na tha Hubert Neuwirth: cka mund te ju ndihmojme? Thash arsimi i larte e shkenca jane keq! 

Thane na i dergoni nja tri projekte. Ua dergova projektet me shprese se na ndihmojne me nja 300,000 euro. Na i kane miratu 3.3 milione euro per fazen e pare. 

Kurre ma i lumtur nuk kam qene! Austriaket! Per 12 vjet i kane investu mbi 10 milione vetem ne ate projekt! 

Megjithatë, besoj se miqesine e shqiptarëve me këta tre popuj nuk mund ta prishë askush - asnjëherë! Kot e kanë! Keta njerez bukepermbyste nuk kane lidhje! 

Nuk e njohin as popullin e vet e as popullin austriak! Nuk jemi qe 10 vjet! Mbi 400 vjet miqesi! Ja wohl!

Vienna e lënduar dhe buka e permbysur! Une ne Vjenë ndihem sikurse ne Pejë, ne qytetin tim, ose ne Istog, ne qytetin...

Posted by Xhavit Rexhaj on Tuesday, November 3, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco