Neofashizmi kosovar dhe dy rrymat e tij aktive

Neofashizmi kosovar dhe dy rrymat e tij aktive

Nga Sadri Ramabaja - 03/11/2020

Nocionin fashizëm nëse e vështrojmë në rrafshin historik, atëherë ai, si fenomen politik mund të kuptohet si një alternativë ndaj iluminizmit, liberalizmit dhe marksizmit.

Në studimin e publikuar ndërkohë nga Fondacioni Roza Luksemburk, potencohet se “supozimet e tij themelore ideologjike u shfaqën në tranzicionin drejt shekullit e 20-të nga një përzierje e nacionalizmit, antisemitizmit, racizmit, anti-feminizmit, autoritarizmit, anti-liberalizmit, anti-marksizmit dhe glorifikimit të dhunës.” [1]

Në periudhën midis dy luftrave botërore, sipas Erik Hobsbaun-it (Eric Hobsbawm, fashizmi shpërfaqte një aleancë “natyrale” të së djathtës të formuar nga “konservatorët tradicionalë” — përfshirë reaksionarët e stilit të vjetër — me grupet më të margjinalizuara të së djathtës ekstreme me patologji fashiste »(Hobsbawn, 1997: 147).

Fashistët modern kosvar, pasuesit dhe promovuesit e ideusve dhe themeluesve të Batalionit SS “Skanderbeg”, disi ngjashëm me politikanin liberal gjerman Franz von Papen, po shestonin plane gjatë kohë si ta zhbënin Lëvizjen Vetëvendosje. 

Papen kishte projektuar shkërmoçjen e shtresës së mesme, lëvizjes sindikale dhe socialdemokracisë, në emër të dhënies fund të krizës së Republikës së Weimarit përmes promovimit të diktturës, me gjakimin për të ngritur në këmbë një shtet autoritar me ndihmën e NSDAP-së (Partisë naziste të Hitlerit), duke supozuar se do t’ia arrinin lehtë t’kontrollonin nacional-socialistët. 

Ideologët e PDK/SHIK-ut duke logaritur në patericat me emrat LDK/AAK/NISMA… në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, do të bëheshin të gjithë tok, që të ruanin pushtetin. Ndërkaq periudhën mes 2017–2019 do të bëjnë çmos që të provokojnë VV dhe ta nxjerrin si forcë të jashtëligjshme. Janë tashmë të njohur së paku tre skenar që ju kanë dështuar. Megjithatë, nëse në skenarin e parë, në betejën e ashpër të ndalimin e Zajednicës serbe dhe shitjes së 8200 ha tokë Malit të Zi, në orët e fundit, pak para egzekutimit të skenarit, VV do ta anuloj protestën, duke ua djegur skenarin fashistëve të instaluar në pushtet deh në organet e rendit, dy skenarët tjerë do të jenë me pasoja të rënda, sidomos ai që i mori jetën Astrit Deharit (2016). 

Vrasja mizore e Astrit Deharit duke keqpërdorë organet e shtetit, me qëllim që ta nxisë Vetëvendosjen për një kryengritje që do ta shpjente vendin drejt kaosit dhe diktaturës së përligjur, ishte grackë e paramenduar mirë, por, si thonë jugorët tanë, pa hanxhiun.

“Ky krim i rëndë, ashtu si dhe inskenimi i procesit gjyqësor në dosjen e trilluar “Syri i popullit“ ishin në funksion të shpërbërjes së Gjykatës speciale, pohon Xhafer Shatri në një shkrim të tij të publikuar më 30.10.2020 me një titull sinjifikativ: Lufta e pistë për kolltukun bosh. Ndërkaq ngritja ndërkohë e aktakuzës së re ndaj meje me provat e vjetra të hedhura poshtë nga Gjykata e Apelit, dëshmon katërcipërisht kapjen e Drejtësisë dhe fuqinë e fashistëve të instaluar në piramidën e Shtetit.

Ekstremizmi i krahut të djathtë në Kosovë para qershorit 1999 pothuajse ishte inegzistent. Madje ai do të konsiderohej në rrafshin propagandistik si “i natyrshëm”; ky lloj i fashizmit modern do të pozicionohej kryesisht brenda LDK-së, duke vepruar si satelitë të saj. 
Por ky fenomen ndryshoi rrënjësisht pas çlirimit nga Serbia (1999). 

Neofashistët tanë pas qershorit 1999 do të ndahen në dy rryma me orjentime diametralisht të kundërta në shikim të parë:
1. Në neofashistë autokton (PDK/SHIK), disi ngjashëm me fashistët austriak të dekadës së tretë të shek.20-të, që ishin një lloj konkurrence e Nacionalsocialistëve me orjentim të qartë gjerman; dhe

2. Në fashist islam, që po profilohet si dikur Nacionalsocialistët gjerman në Austri - e keqe e importuar.
Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, shih për këtë, PDK thelloi kursin radikal fashist, duke u pozicionuar si parti e djathtë ekstreme, antievropiane e protramp-iste, e cila karakterizohet nga një tip i populizmit primitiv. Në luftën kundër VV atë e shquan vokabulari i saj rivitalizues fashist. Por, meqë tradita e fashismit ndër ne është e ndërlidhur me pushtuesit (italian, ata gjerman e serb), trualli për një prosperim të këtij tipi të neofashizmit është tejet i pa përshtatshëm, jo premtues.

Sidoqoftë këta dy lloje të fashizmit ndër ne e ushqejnë mirë njëri-tjetrin.
Shqetësues për skenën politike dhe të ardhmen e Republikës mbetet sidomos fashizmi islam. Ai ka një bërthamë të fuqishme që është në rritje dhe ka mbështetje tejet të sofistikuar. Me propagandën e tij, ai është në ofenzivë. 

Ky lloj i fashizmit modern nuk zgjedhë kë ka përpara. Shih për këtë viktima e parë e tij në Vjenë ishte i riu nga Veleshta jonë...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco