Intelektuali vs turma

Intelektuali vs turma

Nga halil matoshi - 02/11/2020

1.
Mendimtari është vetmitar – ai nuk ban “NE” me askënd. Prandej, ai sot - në epokën e populizmit dhe jo vetëm për shkak të covid19 - është inekzistent, është shndërru në simulacrum. 
Punon online - nga shtëpia!?
Ose rri krejtësisht larg nga dinamikat e shoqërisë. 
Në Karantinë.
2.
Pikërisht, mendimi kritik e veçon njeriun e lirë nga skllavi i bindjeve dhe besimeve - e totemeve  parake - duke i dhënë atij fuqinë me e kapërcy epokën e tij. 
“Refuzim do të thotë të mos pranosh, të mos pranosh atë që të imponohet, e kjo varet nga qëndrimi personal dhe nga ai i përgjithshëm. 
Refuzimi më real është ai që mbështetet në bindjen,e  bindja në argument, apo në temë thënë me terminologji antike greke. Gjithsesi do thënë se refuzimi realizohet në aporinë e pazgjidhshme të raportit trikotomik imponimi-pranimi- refuzimi.  (…) 
Dhe ne, përmes refuzimit, çlirohemi nga opresioni ose biem viktima të tij, bëhemi robër të tij. Njeriu në këtë plan, ka vetëm dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo. (…)”
 (Ibrahim Rugova; “Refuzimi estetik”, (Kompleti  i  veprave; Fq 11-12. “Faik Konica”, Prishtinë, 2005.)
Sepse njeriun e shquen intenca e rebelimit kunder shtrengesave. Kunder dogmes.
3.
“Që nga Rilindja Europiane e deri në epokën e iluminizmit, program i Kohëve Moderne ka qenë ta çlirojë shpirtin njerëzor nga e vërteta e Zbulesës dhe nga dogmat e Kishës. 
I çliruar nga çdo tutelë, njeriu tashmë nuk kishte kujt t’i jepte llogari përveçse arsyes së vet. 
Ai dilte nga gjendja e tij prej të mituri (sipas formulës së famshme të Kantit)  dhe shpallej i aftë për të menduar pa ndihmën e babait. Këtij përcaktimi të njeriut të rritur Renani i shton një klauzolë, duke shkëputur jetën shpirtërore nga bashkësia ku ajo i ka rrënjët. 
Tek njeriu – pohon Renan - ka një fuqi ndarjeje: ai mund ta shkëpus vetën nga konteksti i vet, të dalë nga sfera kombëtare, të flasë, të mendojë e të krijojë pa dëshmuar aty për aty tërësinë nga e cila ka lindur. Me fjalë të tjera, luftën madhështore për mëvetësinë e tij kundrejt instancave atërore që kërkonin t’ia ngushtonin fushën e mendimit, ai nuk e ka fituar për t’u gëlltitur, në çast , nga kjo nënë e përbindshme: kultura. Para kulturës i franceze, kulturës gjermane apo kulturës italiane, ka një kulturë njerëzore… (Alain Finkielkraut “Disfata e mendimit”; Botoi “Marin Barleti”, Tiranë 1999.)
4.
Turma ka nevojë për bukë e lojëra dhe përballje të dhunshme. Pas daljës nga historia të shtypit, Televizioni (mjeti ‘arkaik’ i komunikimit ende i gjallë) po u jep turmave kënaqësinë e rrezikut të naltë, Fake News e dhunë verbale (edhe fizike), seksuzëm e misogjini, nacionalizëm dhe pështyma... 

Studiot televizive janë shndërru në laboratorë ku dizajnohet racizmi!?

Intelektuali vs turma 1. Mendimtari është vetmitar – ai nuk ban “NE” me askënd. Prandej, ai sot - në epokën e...

Posted by Halil Matoshi on Monday, November 2, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco