Ecejakët vjeshtore dhe Amerika sublime

Ecejakët vjeshtore dhe Amerika sublime

Nga Enver S. Morina - 02/11/2020

Hapësira e cila nuk ka të bëj me kohen: Në një nga pikat më veriore uji burimor e sfidon majemalet e Gollakut. Bregdeti dhe hapsira kontinentale ka tjetër ngjyrim. Nga “Rana e hedhun” te 1001 dritarët e Berati apo Arkivi i mundshëm i Ivicës, mesazhi i intervistës së Matthiasit dhe hapësira pa kohë e Beratit: Një nga veprat më të rëndësishme, botime të dekadave të fundit që jepet një pasqyrë e detajuar për udhëtime dhe guidë turistike në Shqipëri e Kosovë është ajo e James Pettifer “Shqipëria dhe Kosova”. Çuditërisht këtij libri i mungon në përgjithësi Kepi i Rodonit në të cilin gjendet Kisha e Shën Ndout dhe Kalaja e Rodonit. 

Në një ditë të mirë pas vizitës te “Rana e hedhun” përmes rrugëve më të mira kontinentale arritëm te Kepi i Rodonit. Në parkun dhe hapësirën e një gjiri të virgjër harruam epiqendrën e termetit të fundnëntorit! Mushkonjat na gjakosen! Megjithatë, vizituam kepin më të madh në bregdetin shqiptar. Sipas të dhënave në Kishën e Shën Ndout (e cila viteve të fundit është restauruar me mbështetjen e gjermanëve) ka kaluar një pjesë të kohës motra e Skënderbeut, Mamica. Do ta ketë vizituar aktorja Adivije Alibali? Më tej në pikën e fundit të gadishullit, te “Kalaja e Rodonit” e cila u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452... 

Përtej janë shtëpitë beratase. Diku afër lumi Osum. Njëmijë e një net dritare?! Përballë në largësitë e pakapshme Mali i Tomorrit me trengjyreshin e përhershëm bajraktar. Shpjegimi i fotografisë ka të bëj më kohen kur nuk kishim “mungesë guximi” dhe “frikë sublime”, kur qielli është i bardhë e vesha e kaltër. Muzeu “Onufri” lartësonte ikonografinë. Fjala Berat nuk do përfolje nga arsye të ndryshme! As etimologjike. Tashmë e kemi harruar kohen, siç edhe kemi frikë nga lartësitë ngjyrë blu! 

Në qershor të vitit 1980 pas testimit në Pejë dhe qendrimit disa ditor në Beograd, në një konkurrencë prej mijëra të rinjve, u pranova në shkollën e aviacionit ushtarak si pilot, e cila ishte në Mostar. Isha me bashkëmoshatarin e fqinjin e mirë Fadil Abazaj. Një ditë Arkivi i Daçiçit mund të flas edhe për këto të dhëna, sepse testimi përfundimtar është bërë në Beograd. Dhe çuditërisht për kohën e sotme, të gjitha testimet teorike ishin në gjuhën shqipe! 
Analogji më këtë shpërfytyrim profesioni (atëherë kur përgatitësha për Arkitekturë e përfundova në Letërsi): Djali i madh pasi mbaroj me sukses shkollën e mesme dhe u dallua në profesionin orientues të pikturës, nuk arrin dot as t’i afrohet shkollës akademike për kadet në FSK! Arsyeja ishte se fillimisht duhet njohur mirë gjuha angleze! Pas ndërrimit të 4, 5 vendeve të punës (edhe në punë shtetërore), pas një zënke banale me një të ri i cili akuzohet për mbi katërdhjetë vepra penale (as që guxon Policia e Kosovës të arrestoj, se paku deri më tash kjo nuk ka ndodh) e vetmja rrugë ka mbetur arratisja në Gjermani, vend në të cilin tashmë presim vetëm lejehyrjen e Ambasadës Gjermane! Seç mu kujtua këtu Matthias Lüttenberg më të cilin kam pasur një intervistë të gjatë para 13 vite, për kulturë dhe Javën e Filmit Gjerman. Kryetituj të intervistës ishin, siç Matthias Lüttenberg thoshte atëherë Sekretar i Parë i Zyrës Ndërlidhëse Gjermane në Prishtinë: “Momenti i bashkimit të një populli është diçka që realizohet vetëm një herë në jetë”, “Artistët krijues të tregojnë atë që din dhe që e kanë”, “Kemi një numër të madh të artistëve të rinj dhe producentëve që krijonë filma të mirë me buxhet të vogël”, “Artistët të tregojnë talentin e tyre”, ... (Nga ditari i cili nuk do rishkruhet asnjëherë ...)

Nuk është askush kundër Amerikës! As unë që nuk kam ndonjë “afri” më të. Që pak lexoj nga historia, trashëgimia kulturore, filozofia politike dhe civilizimi amerikan. Përjashtim bënë letërsia e në veçanti krijimtaria e Heminguejit dhe “Beat Poetry”. Dhe kinematografia, në radhë të parë filmat për boksierin Xhejms Bradok, për presidentin Xhon Kenedy, për luftën në Vietnam, për mafiozët real jo vetëm në Amerikë, filmat ekranizime, sidomos të veprave të shkrimtarëve francez, rusë e anglez. Që tashmë e kam harruar gjuhën angleze. Dialektin amerikan as që e kam mësuar ndonjëherë.

Në “dy kohë” a në “kohëreale” mbahej koncerti premierë i këngëtares së njohur amerikane Madona në Budva dhe fillonte edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit në Durrës. As që kisha dilemë përzgjedhjen, qoftë po të ishte edhe grupet muzikore më të njohura amerikane ...

Festivali pastaj vazhdoj në edicione të tjera, për ty përmbyllur në të shtatin! Augustin Palokaj te shkrimi “Politikanët në pushtet nuk e kanë lirinë e shprehjes të njëjtë me gazetarët” (KD, 30 tetor 2017) shkruan: “... ata politikanë që duan lirinë e shprehjes le ta lënë politikën dhe lë të bëhen gazetarë. Por edhe ata gazetarë që duan të jenë argatë të politikanëve më mirë është, dhe më e ndershme, të hyjnë aktivisht në politikë sesa ta përdorin profesionin e tyre për t’i shërbyer politikës...”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco