Paska vdekur 'Koloneli në Veladon', mitropoliti Amhfillohije Radoviq

Paska vdekur 'Koloneli në Veladon', mitropoliti Amhfillohije Radoviq

Nga Adil Fetahu - 30/10/2020
Mediat e sotme serbe dhe ato malazeze kanë dhënë lajmin se paska vdekur arqipeshkvi i Cetinjes e mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit, Risto Radoviq (83), i njohur me emrin kishtar Amfillohije (Radoviq).
Radoviqi ishte personi i dytë në hierarkinë e Kishës Ortodokse Serbe, pas patriarkut Irinej dhe njeni ndër radikalët më agresiv kleroncionalist në radhët dhe strukturat e klerofashizmit të Kishës Ortodokse Serbe.
Verën që shkoi, Radoviqi u printe protestave të dhunshme në Mal të Zi, derisa arriti ta rrëzojë qeverinë legjitime të atij shteti. Natyrisht, këtë e bëri me ndihmën e pakursyer politike, financiare, materiale dhe mediale të Serbisë dhe të Rusisë.
Amfillohije Radoviqi ishte më i zëshmi kundër pavarësisë së Kosovës. Njohjen e Kosovës nga Mali Zi, e quante tradhti kombëtare. Ishte kundër marrëveshjeve që po nënshkruanin Kosova dhe Serbia në Bruksel; pas Marrëveshjes së vitit 2013, organizoi një “opello” kundër saj.
Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, Radoviqi ishte përkrahës shpirtëror dhe material i kriminelëve të luftës: Karaxhiq, Mlladiq, Arkan, Sheshel, etj. Ai e bekonte luftën e tyre, ndërsa kriminelët e luftës gati sa nuk i shpalli të shejtë. Para se të niseshin në luftërat gjakatare në Dubrovnik dhe në Bosnje, Radoviqi i bekonte dhe kurajonte se po bëjnë luftë të shejtë për bashkimin e të gjitha territoreve në të cilat jetojnë serbët. Për sjelljet dhe qëndrimin e tij admirues ndaj kriminelëve dhe krimeve, Radoviqi mori disa epitete, si: “Risto Sotona”,”Koloneli në veladon”, “Kolonel Amfillohije”, etj. Ishte një filorus i thekur dhe për këtë thoshte: “Kush nuk është besnik ndaj Rusisë, mishi i gjallë prej tij u copëtoftë dhe qoftë i mallkuar prej meje tri herë dhe tremijë herë”.
Radoviqi nuk e njihte Kishën Ortodokse Malazeze, sikur që nuk e njihte as kombin malazez. Ai Malin e Zi e nënkuptonte vetëm si emër gjeografik të shtetit serb. “Kombin malazez” e quante “bastard (kopil) i komunizmit” . Për ata që deklaroheshin se janë malazezë, thoshte: në Mal të Zi lindin edhe lopë e dhi, por ato nuk janë malazeze!
Radoviqi ishte i ashpër kundër gej-popullatës dhe kundër abortimit. Kryeministrën e Serbisë, Ana Bërnabiq e quante “nerotkinja” (fëmër që s’lindë), ndërsa i mallkonte femrat (serbe) që po abortojnë, dhe thoshte se “ato kanë vrarë fëmijë serbë më shumë se që kanë vrarë Musolini, Hitleri, Tito dhe Shqiptarët – bashkë”.
Për të gjitha "meritat" dhe të bëmat e tij, qoftë në ferrin e merituar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco