Rasti 'Etem Arifi dhe kriza kushtetuese

Rasti 'Etem Arifi dhe kriza kushtetuese

Nga Sadri Ramabaja - 30/10/2020
Në Gjykatën tonë Kushtetuese prej 11 qershorit 2020 është parashtruar një kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktit të zgjedhjes së Qeverisë Hoti.
Ju kujtohet se sa shpejt reagonte GJK për parashtresat që kishin të bënin me vendimet që mirrte qeveria Kurti për parandalimin e përhapjes së virusit Corona 19 - Kovid?
Pse kjo gjykatë ende heshtë për rastin Etem Arifi?
Me këtë rast a po rrezikon Gjykata Kushtetuese, që brenda pak muajve, për herë të dytë, ta përballë shoqërinë tonë me krizën kustetuese dhe të provokojë zemratën e një populli të stërlodhur?
Pozicionimi i gjyqësorit në anën e kundërt të frymës së Kushtetutës e njëkohësisht edhe në anën e kundërt të opinionit publik dhe politikanëve që mbështet populli, i bëjnë krizat kushtetuese të pashmangshme.
Tashmë e kemi parasysh faktin se jetojmë në Shtet të kapur dhe në një shoqëri me bazament të rrëshqitshëm politik. Rrjedhimisht zverritja e rastit për të bërë publik verdiktin mbi jokushtetutshmërinë që mbrunë në vete votimi i qeverisë Hoti nga Etem Arifi, ka një kufi; ai nuk shtyhet dot për në kalendrat greke. Ndërkaq gjykimi i këtij rasti në dobi të olhokratëve në pushtet, vetëm sa e sforcon bindjen se Gjykata Kushtetuese de fakto nuk EGZISTON, repsektivisht e bën të qartë konkluzionin se ajo tashmë është peng, si edhe vet Republika.
Në këtë kontest, betejën për opinionin publik olhokratët tashmë e dinë, e kanë të humbur. Por për këtë fakt, atyre nuk ju bëhet vonë.
Mënyra se si kanë sunduar për plot 20 vjet dhe si e kanë plaqkitur këtë vend, flet shumë. Skandalet e përditshme gjithashtu flasin se kjo klasë sundimtarësh, që unë i quaj OLHOKRAT, nuk lodhen fare për atë se çfarë mendon opinioni, për aq kohë sa zemrata e mbyllur nuk shpërthen.
Por, kësaj radhe, duket se kriza kushtetuese mund ta provokojë një shpërthim popullor e zemratë të paparë.
Është në dorën e Gjykatës Kushtetuese ta ndalë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco