Degradim i debatit publik dhe kontaminim i hapësirës publike

Degradim i debatit publik dhe kontaminim i hapësirës publike

Nga Flutura Kusari - 29/10/2020

Në vend se me investu në gazetari të mirëfilltë dhe atë hulumtuese, ia msynë pronarët, drejtorët dhe udhëheqësit e mediave me shpikë emisione koti debatuese.

Më lirë, më shumë klikime, më shumë likes, sa që iu ka mbushë mendja që roli i tyre në shoqëri është të bëhen influencera dhe aktivista.
Kemi përfundu me moderatorë (shumica por jo të gjithë) tejet të papërgatitur dhe analista e analiste që janë të bindur që kanë aftësi të japin mendime nga tema për armët bërthamore e deri te Covid 19.

Rezultati: degradim i debatit publik dhe kontaminim i hapësirës publike.

Për më keq, shfajsohen duke thëne gabim e kemi, ne i kemi fajet por nuk e ndërmarrin asnjë veprim konkret me e ndalë degradimin dhe kontaminimin.
Mediat kanë për detyrë të na informojnë, të shërbejnë si mbikëqyrës publikë dhe të krijojnë forume për diskutim publik bazuar në fakte. 

Mediat në Kosovë janë duke dështu në përmbushjen e obligimit të tyre dhe janë shndërru sikur mediat në Shqipëri. Prioritet e kanë plasimin e informacionit interesant e jo në interes të publikut.

Në vend se me investu në gazetari të mirëfilltë dhe atë hulumtuese, ia msynë pronarët, drejtorët dhe udhëheqësit e...

Posted by Flutura Kusari on Thursday, October 29, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco