Viva La France!

Viva La France!

Nga Halil Matoshi - 29/10/2020

1.
Aktet deshpëruese të terrorit të ndërlidhuna me islamin politik dëshmojnë superioritetin e Perëndimit në të gjitha aspektet e jetës njerëzore!
2.
Nga tragjedia e Nicës nuk është e mërzitun  vetëm Franca porse ndihet shpirtërisht i lënduar tërë populli i Kosovës, i cili, më 1999 kërkoi shpëtim nga dhe në Perëndim (dhe Francë) dhe jo në dhe nga Lindja!
3.
Terrorizmi i primë nga islami politik si tendencë kundër qytetërimit Perëndimor, ndonëse i merr në qafë aktualisht qytetarët e rëndomtë, në thelb është rebelim i njerëzve primitivë kundër modernizimit e përparimit të shoq?risë njerëzore, sëkëndejmi, ideologjia që e ushqen terrorizmin është humbëse supreme dhe e padiskutueshme.
4.
Perëndimi do të dalë kurdoherë fitues mbi egërsinë dhe prapambetjën, sepse fitoren ia garanton para së gjithash humanizmi siperan dhe fuqia morale e kulturore!
5. 
Kushdo (edhe në truallin e Kosovës) që e përjeton islamin si fe të paqes, duhet të ngritet kundër këtij manifestimi egërshan të fesë për qëllime fashiste.
Zoti nuk është aleat i kriminelëve me thika në duar!
Zoti i jep fuqinë anës së drejtë në histori!

Viva La France! ???????? ???????? 1. Aktet deshpëruese të terrorit të ndërlidhuna me islamin politik dëshmojnë superioritetin e...

Posted by Halil Matoshi on Thursday, October 29, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco