'Kolegji elektoral' dhe zgjedhja e presidentit në Amerikë

'Kolegji elektoral' dhe zgjedhja e presidentit në Amerikë

Nga Zenun Halili - 20/10/2020

Kur kushtetuta amerikane u hartua në vitin 1787, asnjë vend evropian nuk e zgjidhte drejtpërdrejtë kryetarin e shtetit. Prandaj autorët e kushtetutës krijuan një sistem me dy hapa, popullata voton dhe votat e saj i kalohen një grupi të vogël njerzish, Kolegjit Zgjedhor, i cili takohet shtet më shtet rreth një muaj pas votimit popullor, për të zgjedhur në fakt presidentin.

Megjithëse amerikanët  këtë vit votojnë në zgjedhjet presidenciale të martën, më 3 nëntor, votat e tyre nuk janë ato që zgjedhin presidentin e Shteteve të Bashkuara. Në fakt zgjedhja e presidentit bëhet nga i ashtuquajturi Kolegj Elektoral.

Në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve, votuesit në gjithë Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në hartat kuq e blu të shteteve, ndërkohë që numërohen votat popullore për kandidatët demokratë dhe republikanë për president.

Por i vetmi numër që i siguron njerit prej tyre Shtëpinë e Bardhë është 270. Pastaj më 15 dhjetor, 538 votues të quajtur elektorë, do të mblidhen në 50 shtetet e tyre respektive dhe në Distriktin e Kolumbias për të votuar. Dhe ky është pikërisht Kolegji Elektoral që është sanksionuar me Kushtetutën amerikane për të zgjedhur presidentin.

"Numri i këtyre elektorëve është i barabartë me numrin e përfaqësuesve nga çdo shtet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata zgjidhen në bazë të rregullit se kush fiton shumicën merr të gjitha votat”.

Dy shtete bëjnë përjashtim nga rregulli “fituesi i merr të gjitha votat”, Nebraska dhe Mein. 

Të dy  partitë Demokratët dhe Republikanët synojnë që të fitojnë shumicën e 538 votave të Kolegjit Elektoral.

Numri më i rëndësishëm është 270, pasi  ky është numri i elektorëve që i siguron njërit prej kandidatëve presidencën.

Mandati i presidentit fillon me 20 Janar.

"Kolegji elektoral" dhe zgjedhja e presidentit në Amerikë. Kur kushtetuta amerikane u hartua në vitin 1787, asnjë vend...

Posted by Zenun Halili on Tuesday, October 20, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco