Rakia e keqe dhe 45 të vdekur

Rakia e keqe dhe 45 të vdekur

Nga Enver Robelli - 20/10/2020

Rexhep Taip Erdoani thotë: ajrani është "pije nacionale e Turqisë", jo jeni-rakia. Shumë turq mendojnë ndryshe. Ata e përziejnë jeni-rakinë me ujë e akull dhe e shijojnë.

Por në shijen e turqve rakidashës prej vitesh përzihet Erdoani, duke rritur çmimin e rakisë. Ata që s'kanë para për të blerë rakinë e shtrenjtë, e përgatisin vetë. 

Ne fillim të tetorit në Turqi vdiqën 45 veta për shkak se kishin pirë alkool të përzier me substanca të gabuara (etanol, deterxhente etj.) Vetëm në krahinën e Izmirit, e njohur për stilin liberal të jetesës, vdiqën 18 veta nga pija e helmët. Erdoan prej vitesh po përpiqet të kufizojë konsumimin e pijeve alkoolike.

Përveç shtrenjtimit qeveria ka vendosur të ndalojë shitjen e alkoolit në rrugë pas orës 22. Një shishe raki shpesh kushton rreth 20 euro. Rroga minimale në Turqi është 280 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco