Z. Mustafa, letra e Mogherinit është një shaka e pakripë

Z. Mustafa, letra e Mogherinit është një shaka e pakripë

Nga Fadil Maloku - 19/10/2020

Letra koresponduese e Frederika Mogerinit, dërguar Isa Mustafes êshtë në fakt një blasfemi (abuzim e keqardhje) unikale protokolare për ta inkurajuar t? njejtin që t’i bëjë 23 shkelje (që i identifikoj taksativisht Kushtetuesja jonë, pas vënies së nënshkrimit) rreth FORMËS (formale) dhe PËRMBAJTJES (së sofistikuar) të Asociacionit që u nênshkrua më 2015!

Është shumë e çuditshme se si mbas 5 vites Isa Mustafa po e bënë publike Letrën e Mogherinit!? Të cilës përvec mungesës së efekteve moralo juridike te Lajçaku, i mungon ajo çka është m? interesant; vula e BE-ne; i mungon protokoli diplomatik i korespodenc?s; i mungon serioziteti i neutralitetit; i mungon stigma obliguese shtetërore; i mungon …!

Duket që Isa Mustafa këtë letër q? në esencë është më shumë një letër private zotuese, (se sa ndonjë korespondencë legale, apo ndonjë akt marrëveshjeje me fascilituesen në fjalë!) po e përdor për shum? arsye. 

Por q? tri nga këto arsye janë dominuese; a/me ruajt kolltukun e Kryetarit të Ldk-s, nga konkurrentja dominuese Vjosa Osmani, që e përjashtoj me procedura shumë t? dyshimta dhe jo Statusore; b/me mbrojt qeverisjen e alter egos së Tij (KM Hoti), i cili sapo të bie si qeveri konjukturale do humb edhe privilegjet dhe benificionet pushtetore; dhe c/me shpëtu vetën dhe klanin e supozuar korruptiv nga paragjykimet dhe stigmatizimet e mëtejme publike, që me automatiz?m do shumohen me aktin e rënies së qeverisë…!?

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco