Albin Kurti bëri gabimin e Edi Ramës

Albin Kurti bëri gabimin e Edi Ramës

Nga Petrit Zogaj - 16/10/2020

Albin Kurti e paska bere gabimi e Edi Rames te viti 2016 ne lidhje me zgjedhjet presidenciale ne ShBA. Ne ate kohe, Rama jepte intervista ne TV amerikane (cnn) dhe thoshte “Zot ruana qe Trumpi te fitoj.” Pa dyshim, ishte skandal i llojit te vet sepse Rama ishte kryeminister i Shqiperise. 

Sot, Kurti, permes nje video mesazhi paska kerku qe shqiptaret e Amerikes me e mbeshtete Bidenin. Megjithese Kurti nuk eshte kryeminister i Kosoves, ai, eshte lider i opozites dhe me shume gjase, ne zgjedhjet e ardhshme, LV do te jete partia qe do te udheheqe me qeverine. 

Ne radhe te pare, perzirja ne zgjedhje ne nje shtet tjeter eshte gabim politik e diplomatik. Nuk ka rendesi nga kush vjen-nga partite qe jane ne pushtet, apo ato qe jane ne opozite. 

E dyta, perzirja, sidomos ne zgjedhjet ne ShBA, per Kosoven eshte e demshme, duke marre parasysh raportin qe ka Kosova me ShBA. Ta themi hapur, kemi nje varesi te madhe ne kete relacionin ShBA-Kosove. 

E treta, nderhyrja ne keto momente, kur carja ne mes demokrateve dhe republikaneve, sipas komentuesve amerikan kurre s’ka qene e tille, e rrite jashtezakonisht shume mundesine qe nje administrate e ardhshme e Trump, do te ishte e shkujdesur ndaj Kosoves edhe per shkak te ketyre deklaratave te tipit te Kurtit. 

Dhe e fundit, e kemi pare e degjuar edhe vet Kurtin duke thene qe, po parafrazoj, “shtetet e vogla nuk duhet te nderhyjne ne politiken e brendshme tek nje shtet tjeter.” Cka ndodhi tash qe vet Kurti, hapur dhe pa ekuivoke ben thirrje qe shqiptaret e Amerikes te votojne per Joe Bidenin? 
Nuk do te doja me besu, qe ky ndryshim i qendrimit te Kurtit ne lidhje me zgjedhjet ne ShBA dhe perzirjen e tij ne to eshte si rezultat qe administrata e tanishme e Trump dhe vet perfaqesuesi i tij Grenell kishte nje raport te tensionuar, dhe tash, te shihet kjo thirrje si nje “hakmarrje” ndaj administrates dhe te vet Grenellit. 

Bindjet dhe inatet personale qe Kurti ka ne raport me kete administrate tash, nuk duhet me u kthy ne nje beteje te tensioneve ne mes ShBA dhe Kosoves ne te ardhmen. Thirrjet e Kurtit sot, e krijojne nje klime te tille.

Albin Kurti e paska bere gabimi e Edi Rames te viti 2016 ne lidhje me zgjedhjet presidenciale ne ShBA. Ne ate kohe, Rama...

Posted by Petrit Zogaj on Friday, October 16, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco