Dashuria me mend e Edi Ramës

Dashuria me mend e Edi Ramës

Nga Kimete Berisha - 02/10/2020

Edi Rama e ka intelektualizuar 'dashurinë' në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. 

E ka intelektualizuar dashurinë e shqiptarëve të Kosovës, dhe ka bë sevap me këtë veprim, se 'ata' të Shqipërisë më 'kopila', nuk kanë pasur nevojë për 'intelektualizim', jo veç që lindin intelektual në dashuri, por edhe ashtu nuk shquhen për dashuri ndaj njeriut, dashurinë e kanë të orientuar më shumë kah materialja, derisa të ngihen.

Pra, duke iu falenderuar Edi Ramës, tash duhemi mes vete me mëndje e jo me zemër. 

Dashuria nuk heq keq, rrjedh, por përparësia është se ruhet zemra nga emocione të panevoshme, që asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ua sheh hairin. 
(Përcjelle situatën: sa herë ke dështuar faj kanë emocionet). 

Ta 'intelektualzosh' dashurinë do të thotë ta kesh mendjen si mekanizmin mbrojtës ndaj ankthit. 

Sepse sa herë e do dikë me mendje, shpëton pa të plas zemra. 
Kur do me mendje, ia sheh veset gjithkujt, më së pari vetes. 

Edi Rama e ka krijuar këtë dashurinë e  Re, duke u sjellur me ne, jo si me
pas ne varrë në trup, por sikur 'i joni' i familjes, që të thotë 'kazan', 'hamam', 'budall' e çka të dojë, sepse të 'do' (me mendje).

Ne silleshim si viktima edhe në dashuri. Ishim lypës.
'Në dashuri duhet të jemi perandorë'.

Ne nuk e kemi 'ideale' dashurinë tonë të përditshme, por nga Shqipëria padrejtësisht kemi pritur dashuri pa 'shibël'. 

Dhe kjo është gabimi ynë i madh. 
Si mund të ketë dashuri të përkryer kur njeriu nuk është i përkryer. 
Shqipëria, deri te Edi Rama, e ka aktruar dashurinë 'ideale' ndaj nesh, dhe ka bërë keq, sepse ne s'kemi
pranuar nga Shqipëria asgjë më pak se 'idealja'. 

Prandaj, gjithmonë jemi zhgënjyer kur ka përfunduar 'loja'.
Por Edi Rama i ra në fije. E zbuloi se dashuria e rreme shërohet me mendje.

Dhe se emocionet janë ndjenja që nuk krijojnë 'kujtime', shkaku se ndryshojnë aq shpesh sa që nuk i japin afat kujtimit m'u formu. 

E ka zbuluar 'dashurinë me mend' si ilaç i kufirit shqiptaro-shqiptar. 
Se, mendja është ai mekanizmini mbrojtës nga zhgënjimi, sepse kur e mendon mirë e mirë askush s'e meriton dashurinë tënde, pa kushte. 

Mua personalisht më pëlqen kjo 'dashuria' e Re mes shqiptarëve, sepse nuk është obligative, nuk është dashuri e pakushtëzuar si ajo e nanës, që të 'detyron' ta duash shqiptarin veç pse është shqiptar, dhe nuk është dashuri me ndjenja, sepse ndjenjat herdo kur të çojnë në ankth, në merak dhe në siklet.

Dashuria e Re mes shqiptarëve është reale, natyrore, si vet jeta: me shi, me akull, me rrena, me zhgënjime, me braktisje e me ndarje. 
E jo siç ishte Dashuria ndërshqiptare (deri para Erës së Ramës), gjithmonë e dhimbshme, gjithmonë e
prangosur dhe gjithmonë një dashuri e ndaluar.

E kemi pasur gabim, kemi kujtuar se sa më e vuajtur dashuria, aq më e madhe.  
Tash që duhemi me mend,  s'na nevojiten më kufijt. 
Falemindeit Kryeministër Edi Rama që na e mundësove të mos ndihemi 'tradhtarë' nëse nuk e duam njëri-tjetrin me zemër. 
S'ka dashuri më të sinqertë sesa dashuria me
mend. 
Kur duheshim me zemër, digjeshim. 
P.S. Mua po më pëlqen shumë që s'duhemi më. 
Më pëlqen Çlirimi nga Dashuria e njëanshme, bre ty Zoti xhenet ta bëftë që na ftillove.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco