Dy atllarë për një mullar

Dy atllarë për një mullar

Nga Asdren Rrahmani - 02/10/2020

Tani si në një Deja-Vu po dëgjoja fjalë ku pretendentët për president të SHBA-së po akuzonin njëri-tjetrin për vjedhje votash dhe mashtrime zgjedhore. Po fërkoja sytë dhe veshët. A isha duke dëgjuar mirë se çfarë po thuhej? Këtu shoh një mundësi që ne të eksportojmë ekspertizën tonë në këtë lëmi. Grenelli ka krijuar mjaft miq në Kosovë që dikush t'ia propozojë ekspertizën tonë në këtë fushë. P.sh. si të dalë 105% e popullatës në votim, sa për fillim, e trenat bullgarë, fotografimin e votave dhe mbushjet për vota, si metoda paksa më të avancuara të zgjedhjeve në etapat më komplekse të përgatitjeve të zgjedhjeve. Pasi që zgjedhjet mbahen në muajin nëntor, gjithmonë ekziston mundësia e ndërprerjes së rrymës në vendvotime dhe mbushja e kutive me votat e "preferuara". Cinikët do të thonë, nuk votohet në Amerikë sikur tek ne në kutitë e votimit me fletët e palosura të votimit, ata i kanë makinat e specializuara për votime. Dert i madh, a po frikoheni që shqiptari nuk ua gjen edhe atyre ilaçin a?

Ditët dhe javët në vijim do të jenë të përmbushura me shumë aktivitete politike, diplomatike dhe natyrisht zgjedhjet presidenciale në Amerikë, të cilat në mënyrë indirekte përveçse do të caktojnë kursin në të cilin ky shtet do të shkojë, ai gjithashtu do të caktojë edhe ecjen politike të shumë shteteve të tjera qoftë të fuqishme e të mëdha politike, qoftë të vogla e të dobëta politike.

Sigurisht se deri më tani keni lexuar mjaft lajme në lidhje me debatin e parë presidencial ndërmjet presidentit aktual Donald Trump dhe pretendentit për president të SHBA-së, ish- zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden. Ishte ky ballafaqimi i tyre i parë në debat nga tri sosh, të cilat parashihen që të bëhen.

Sigurisht se nuk do të humbisja një rast për ta përcjellë këtë debat i cili po transmetohej LIVE edhe në YouTube.

Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari i tij demokrat presidencial, Joe Biden, u takuan në Cleveland mbrëmë për atë që u bë shpejt debati më i turpshëm presidencial në historinë amerikane - nëse ai madje mund të quhet me të drejtë një "debat".

Me fillim të debatit moderatori i këtij debati, Chris Wallace, nga Fox News, si një gjyqtar boksi i njoftoi dy oponentët mbi rregullat e debatit për të cilat ishin pajtuar të dy përfaqësitë e kampeve zgjedhore. Do të ishin 6 tema pika të ndryshme si pjesë përbërëse e këtij debati të parë publik presidencial.

Temat për debatin ishin: "Regjistrat e Trumpit dhe Bidenit", "Gjykata e Lartë", "COVID-19", "Ekonomia", "Gara dhe dhuna në qytetet tona" dhe "Integriteti i zgjedhjeve", të caktuara sipas Komisionit për Debatet Presidenciale.

Kandidatëve do t’u jepej nga dy minuta që të përgjigjeshin në pyetjet e përgatitura nga moderatori, si dhe një elozhe nga ana e tyre. Sa i përket moderimit të këtij debati ajo ishte një betejë e humbur për Chris Wallace që nga fillimi i debatit, pasi që presidenti Trump ndërhynte në secilën fjalë të pretendentit për president, Joe Biden. Tërheqja e vërejtjes ndaj Donald Trump nuk kryente punë, sepse ai si një bully dhe kokëfortë çfarë është vazhdonte me të tijën.

Goditjet nën brez ndaj Joe Bidenit u bënë kur presidenti Trump po merrej me temën e djalit të Bidenit dhe pretekstin se ai kishte marrë 3 milionë dollarë nga Rusia, dhe në çfarëdo pike të diskutimit të Bidenit ky do ta ndërpriste me këtë pyetje. Në një moment Joe Biden u kaplua nga emocionet dhe ai foli në mbrojtje të të dy djemve të tij dhe i tha presidentit Trump se këtu nuk ishin për t’i diskutuar familjet e tyre, sepse përndryshe nuk do të mjaftonte koha e "gjithë botës" po qe se ky do të merrej me familjen Trump, ndërsa sa i përket Rusisë, Biden tha se ai i ishte kundërvënë Putinit duke i thënë se gjërat nuk mund të shkonin ashtu siç ai donte, ndërsa Trumpi është këlysh i Putinit.

Fyerjet e ndërsjella nuk kishin të ndaluri në asnjë çast, dhe ç'është e vërteta ishte e dhimbshme të shikoje se ky debat ishte ndërmjet dy burrash 70+vjeçar të cilët konkurrojnë për karrigen dhe pozitën e njeriut më të fuqishëm në glob të një shteti më demokratik në botë. Në një nga momentet e debatit Joe Biden iu drejtua presidentit Trump "a do ta mbyllësh atë gojë o burrë"? Presidenti Trump po ia bluante nervat dhe durimin ish- zëvendëspresidentit Joe Biden dhe ai nganjëherë po e humbiste kontrollin.

Në një moment teksa po flitej për zgjedhjet se si do të shkonte mbarëvajtja e tyre, se ç’mu kthye kujtesa në Kosovën e pasluftës apo zgjedhjet kur ndodhnin "vjedhjet industriale" të votave, term ky i përdorur nga ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell.

Tani si në një Deja-Vu po dëgjoja fjalë ku pretendentët për president të SHBA-së po akuzonin njëri-tjetrin për vjedhje votash dhe mashtrime zgjedhore.

Po fërkoja sytë dhe veshët. A isha duke dëgjuar mirë se çfarë po thuhej? Këtu shoh një mundësi që ne të eksportojmë ekspertizën tonë në këtë lëmi.

Grenelli ka krijuar mjaft miq në Kosovë që dikush t'ia propozojë ekspertizën tonë në këtë fushë. P.sh. si të dalë 105% e popullatës në votim, sa për fillim, e trenat bullgarë, fotografimin e votave dhe mbushjet për vota, si metoda paksa më të avancuara të zgjedhjeve në etapat më komplekse të përgatitjeve të zgjedhjeve. Pasi që zgjedhjet mbahen në muajin nëntor, gjithmonë ekziston mundësia e ndërprerjes së rrymës në vendvotime dhe mbushja e kutive me votat e "preferuara".

Cinikët do të thonë, nuk votohet në Amerikë sikur tek ne në kutitë e votimit me fletët e palosura të votimit, ata i kanë makinat e specializuara për votime. Dert i madh, a po frikoheni që shqiptari nuk ua gjen edhe atyre ilaçin a?

Sa më përket mua, kulmi i këtij debati apo thënë ndryshe kulmi i të kuptuarit të rrezikshmërisë së vazhdimit edhe të një mandati presidencial për Donald Trumpin ishte kur diskutohej për pikën "Gara dhe dhuna në qytetet tona". E kam shkruar edhe më parë në Ditarin tim, Amerika kurrë më parë nuk ka qenë e ndarë dhe e përçarë se siç është ajo tani. Dallimet racore kanë arritur pikën kulminante dhe gjërat shumë kollaj mund të dalin edhe nga kontrolli dhe të kemi një ballafaqim dhe një luftë qytetare atje. E në këto tema jo rrallëherë presidenti Trump ka ditur që të hedhë benzinë në zjarr.

Të njëjtën gjë ai e bëri edhe në këtë debat presidencial. I pyetur se a distancohet nga grupet e supermacistëve të bardhë, siç është grupi "Proud Boys" (jo nuk ka të bëjë me ca djelmosha që dalin hapur për seksualitetin e tyre homoseksual në fshatin e tyre, por për një grup ekstrem të supermacistëve të bardhë që e përfaqësojnë racizmin më të egër të mundshëm), presidenti Trump e preferoi heshtjen sesa distancimin publik nga një grup i tillë radikal dhe racist.

Kathleen Belew, një historiane e lëvizjeve të bardha të fuqisë amerikane, shkroi në Twitter: "Një dritë jeshile si" qëndroni prapa dhe në gatishmëri "është katastrofike". Ishte kjo e vetmja gjë të cilën presidenti Trump e tha në lidhje me grupin e djathtë ekstrem "Djemtë krenarë" dhe kjo është për një brengosje të thellë edhe për ne të cilët nuk jemi fare qytetarë e as nënshtetas amerikanë, e lëre më për vetë amerikanët.

Sa më përket mua si diplomat "i rryer", të gjithë flamujt e kuq alarmues u ngritën lart, kjo është një shenjë ogurzezë se kah mund të rrëshqasë shoqëria amerikane po qe se nuk është shumë vigjilente, e pjekur dhe e matur në veprimet e saj gjatë këtyre javëve të mbetura para zgjedhjeve presidenciale.

Nuk do të nevojitet shumë që masat edhe ashtu të elektrizuara të popullatës qoftë me keqmenaxhimin e COVID-19, qoftë me vrasjen e pjesëtarëve të pakicës me ngjyrë nëpër qytetet amerikane nga policia amerikane mund ta dërgojë atë vend në vorbullën e trazirave të papara deri më tani nëpër qytetet dhe shtetet e ndryshme të Amerikës.

E në kohët kur gjakrat dhe ndasitë e popullit kanë arritur në një pikë aq kritike, një shteti siç është Amerika i duhen urtësia dhe mençuria e atyre të cilët e krijuan këtë shtet demokratik: John Adams, Thomas Jefferson, Benjamin Franklin, Alexander Hamilton, John Jay, James Madison dhe George Washington. Ishin këta burrat e urtë të cilët e ngritën në këmbë një shtet demokratik nga një sistem i egër kolonial.

Tashmë shohim vetëm dy burra të moshuar duke hedhur çdo lloj akuze mbi njëri-tjetrin, që nga ato më të ulëtat nën brez e deri te goditjet e larta “uppercut”, dhe siç do të thoshte ai i moçmi "nuk do të mund t’i lidhësh dy atllarë për një mullar".

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco