A e doni një 'Dullë' tjetër që iu dërgon me zemër në Hagë?!

A e doni një 'Dullë' tjetër që iu dërgon me zemër në Hagë?!

Nga Isa Mulaj - 27/09/2020

PDK, LDK dhe AAK e votuan Gjykatën Speciale dhe i quanin tradhtarë të gjithë ata që e kundërshtonin themelimin e një gjykate të tillë. 

U dukej hajgare ose diçka e pamjaftueshme, prandaj në kohë pandemie u bënë bashk për ta rrëzuar qeverinë e cila nuk e njihte Gjykatën Speciale. 

E sollën Dullën në pushtet, ashtu që puna e Gjykatës Speciale të mos mbetet hajgare por të konkretizohet me aktakuza dhe arrestime nga radhët e PDK-së dhe AAK-së. 

Dulla i përshëndeti me gjithë zemër arrestimet, të cilat natyrisht se do të vazhdojnë dhe do t’i përfshijnë njerëzit kyç të PDK-së dhe AAK-së. 

Këto dy parti, sidomos PDK-ja, kanë filluar ta kuptojnë kulaçin që ia kanë përgatitur vetes përmes Dullës. 

Dulla duhet të qëndroj në pushtet derisa edhe Hashimi, Kadria e Ramushi të dërgohen në Hagë, sepse vetë e kanë lypur me këmbë e duar shkuarjen në Hagë përmes Dullës. 

Tek e fundit, në Hagë do të gjykohen vetëm vrasjet dhe krimet e PDK-së dhe AAK-së përmes LDK-së, por jo edhe të kësaj të fundit. 

Të gjithë ata që mendojnë se Gjykata Speciale u themelua nga Beogradi apo Serbia, ose janë naiva, ose nuk duan ta kuptojnë realitetin. 

E vërteta është se Beogradi nuk qëndron prapa Gjykatës Speciale por “patriotët” e Kosovës në LDK, PDK dhe AAK që e votuan themelimin e saj. 

E vërteta tjetër gjindet edhe nga përgjimi telefonik ndërmjet një politikani serb të Kosovës dhe një tjetri të Serbisë se të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë i kontrollon shërbimi informativ i Serbisë, përpos VV-së. 

Nëse Beogradi e ka dashur themelimin e Gjykatës Speciale, atëherë këtë e bëri përmes LDK-së, PDK-së dhe AAK-së. 

Pse akuzohet pa bazë Beogradi ose Serbia për Gjykatën Speciale, kur baza është në marionetat e tyre LDK, PDK dhe AAK? 

Eh, qishtu ia shohin hajrin Dullës Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Hashimi, Kadria, Ramushi, e plot të tjerë. 

A e doni edhe një Dullë në krye të Qeverisë nëse ky që është u duket i pamjaftueshëm për t’iu dërguar me zemër në Hagë?!

PDK, LDK dhe AAK e votuan Gjykatën Speciale dhe i quanin tradhtarë të gjithë ata që e kundërshtonin themelimin e një...

Posted by Isa Mulaj on Sunday, September 27, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco