Kosova është në një tatëpjetë të rrezikshme

Kosova është në një tatëpjetë të rrezikshme

Nga Ardian Gola - 27/09/2020

"Pse po e mbytni njeri-tjetrin"?, paska thene Trumpi gjate fjalimit te tij elektoral ne Pensilvani, duke folur per menyren se si i eshte qasur raporteve te Kosoves me Serbine me perfaqesuesit shqiptare dhe ata serbe para se te arrihet marreveshja "historike" per "normalizimin ekonomik" ne Shtepine e Bardhe.

Se sa kjo menyre e perdorimit elektoral  te marreveshjes se 4 Shtatorit flet per seriozitetin qe kjo administrate e ShBA ka (pase) ne dhenien fund te konflikit te ngrire politik Kosove - Serbi le te mbetet per diskutim. 

Ajo qe me shqetesoj ishte shperfytyrimi i skajshem i realitetit historik te Kosoves me 
Serbine ne diskursin elektoral te Trumpit, i cili eshte jo vec reflektim, por edhe ndikon ne permbysjen e metutjeshme te vertetes historike per krimin dhe gjenocidin serb ne Kosove dhe me gjere pergjate ketij dydekadeshi.

Nuk eshte e vertete qe ne kemi luftuar me njeri-tjetrin. E verteta eshte se serbet e Serbise, normalisht te ndihmuar masivisht edhe nga serbet e Kosoves, kane kryer krime ne Kosove. Kane vrare, kane masakruar, kane dhunuar, kane torturuar, kane terrorizuar civile totalisht te pafajshem. 

Pleq, gra dhe femije. Madje edhe femije te palindur duke qene ende ne barqet e nenave te tyre. Per asgje tjeter. Por vetem pse ishin shqiptare. Duke mos iu mjaftuar kjo, deportuan edhe rreth 1 milion shqiptare per ta boshatisur Kosoven ne funksion te serbizimit demografik te saj. 

Kjo eshte e verteta e vetme, te cilen bota po e harron e tash edhe po e shperfytyron. Por per kete fajin duhet kerkuar tek:

1) pushtetaret qe pergjate qeverisjes dydekadeshe me Kosoven ishin komplet te nxene me pasurim galopant duke zhvatur pa asnje skrupull cdo gje qe ishte publike dhe duke shtrire tentakulat partiake e familjare ne cdo pore institucionale te Kosoves; 
2) spin-doktoret, te cilet, gjysem te verteta, me genjeshtra, e sofizma, qendruan te palekundur ne mbrojtjen e pushtetareve;
3) disa ojeqeiste, te cilet kontribuan ne mase te madhe ne permbysjen diskursive te rrefimit per Kosoven ne emer te drejtesise se "edhe shqiptaret kane kryer krime ndaj serbeve". 

Kosova eshte ne nje tatepjete te rrezikshme.

"Pse po e mbytni njeri-tjetrin"?, paska thene Trumpi gjate fjalimit te tij elektoral ne Pensilvani, duke folur per...

Posted by Ardian Gola on Sunday, September 27, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco