Qysh duhet të kuptohet vendimi i fundit i Qeverisë për masat?!

Qysh duhet të kuptohet vendimi i fundit i Qeverisë për masat?!

Nga Visar Berisha - 26/09/2020

Kush ka qenë i vëmendshëm me përcjellë dinamikën e rezistencës, që është ndërtuar sistematikisht që nga korriku, kundër shpërndarje së pa kontrolluar të Covid-19, ka mujtë me kuptu një fakt se maska është imponuar dhe më pas pranuar nga të gjithë si përgjegjësi por edhe kontribut individual kundër virusit. Qe, edhe pse kanë ra numrat; është kapilarizu ndjenja e përgjegjësisë te secili kundër Covid-19me maskë.

Vendimi i fundit nuk duhet të kuptohet se ku kjo rezistencë po dobësohet e ku po forcohet ajo. Rikonceptimi i përballjes se re është një model i bazuar mbi ekualitetin/barabasinë e shpërndarjes së rezistencës individuale e shoqërore kundër Covid-19.

Nëse shkollat kanë arritur që duke zvogëluar numrin e të pranishmëve në klasë në kohë reale por edhe duke aplikuar maskën dhe kontrollin, të mbajë ende të pa lënduar sistemin arsimor, atëherë këtë mund ta bëjnë edhe teatrot, muzetë, ansamblet...sporti. 

Pra, parimi është që çdo kund të dilet nga mbyllja totale kujdesshëm, përgjysmë por me alternim. A, ka siguri?! Jo, nuk ka!

Por kemi një përvojë se si mund të mbajmë në distancë virusin dhe ta kontrollojmë shpërndarjen e tij.

Për fat të keq, ajo e marsit, prillit e majit nuk ishte përvojë por traumë. Kjo e verës ishte një përvojë e dhimbshme që na ka mësuar ashpër dhe të cilën tash mund dhe duhet ta përdorim mençëm.

Është e vërtetë se virusi nuk do ikën me muzikën në orën 21, por shumë prej nesh nuk do rrijmë më tutje në kafene kur muzika do pushoj.

Masat nuk duhet kuptuar në kuptimin e tyre literar por duhet parë si një përpjekje me mbajtë një numër të madh faktorësh në lojë ose jashtë saj në të njëjtën kohë.

A, është e lehtë?! As për së afërmi jo, por është e mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco