Privatizimi i Drinit të Bardhë, linja hekurudhore Pogradec-Durrës dhe teleferiku i katundit Kukaj ...

Privatizimi i Drinit të Bardhë, linja hekurudhore Pogradec-Durrës dhe teleferiku i katundit Kukaj ...

Nga Enver Morina - 26/09/2020

Privatizimi i Drinit të Bardhë, linja hekurudhore Pogradec-Durrës dhe teleferiku i katundit Kukaj ...

Pesëmbëdhjetë vite më parë kam udhëtuar me tren nga Durrësi në Pogradec, për të mos u rikthyer më asnjëherë në atë linjë. Më pas hekurudha në disa akse është asfaltuar... Pesë vite më parë kam udhëtuar me tren nga Durrësi në Fier. Në kërkim te aktores, të cilin nuk e takoja as në Himarë, për shkak te motit të ndryshueshëm ...

Që nga Aristoteli, dhe shekuj më parë nga Lindja “e largët” çështja e komikës dhe tragjikës është gërshëtuar në Mesin e Artë të një drame pa autor. Vetëm reflektimi i hijës së hijëzuar e Platonit në imazh te “Shteti” dhe imagjinata shkencore e Hegelit në mirazh te “Fenomenologjia e shpirtit” mund të na afroj në rrugëtimin hierarkik te triptikut të ditëve të fundit në publik: tek spektakli i (pa)paralajmëruar i Gjykatës speciale, tek privatizimi (eks)monumental i Kushtetutës dhe tek qilimi i kuq i (mos)marrëveshjes festive te Qeverisë ... “Hiqeni atë fotografi-reklamë! Shiheni se si qeshët shefi i inteligjencës kombëtare me liderin politik e ushtarak në kapërcyell të një mileniumi!? Nuk duhet lejuar fyerje të tilla! Madje edhe gjatë një pikëshikimi, sepse reflekton hierarkinë dhe rrjedhën e Drinit të Zi!”, dëgjohet të ketë thënë dëshmitari i pambrojtur gjatë një vendpushimi në Bjeshkët e Nemuna. Fal’mndërit për ftesën në një shfaqje në EtnoFest... Teleferiku një ditë do të mbërrij në katundin Kukaj ...

Dikushi do e ndaloj ndërtimin e linjës hekurudhore FushëKosovë-Vlorë, para privatizimit te uzinave e galerive nëntokësore të çelikut dhe shtratit mbitokësor të lumit Drini i Bardhë ... 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco